Kovaçevski - Zelenski: Maqedonia e Veriut vazhdon të ndihmojë Ukrainën deri sa është e nevojshme

Në kuadër të vizitës në Athinë, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka takuar presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme maqedonase në Ukrainë, në përpjekje për mbrojtjen e vendit dhe kthimin e lirisë e të paqes,  me këtë edhe të stabilitetin në rajon. Duke dënuar agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës të pavarur dhe sovrane, Kovaçevski e ripërsëriti se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë mbështetjen pamëdyshje dhe të fortë për Ukrainën, në vetëmbrojtjen e saj dhe mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial. Kjo qasje e Maqedonisë së Veriut e manifeston si në baza dypalëshe ashtu edhe në kornizat brenda NATO-s, si dhe në bashkimin e Deklaratës së vendeve  G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

 

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke dërguar ndihma në Ukrainë, siç ka bërë deri më tani.

Presidenti Zelenski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës që nga fillimi i agresionit ushtarak, i cili është domethënës për forcat e ukrainës dhe që populli ukrainas po e vlerëson shumë. Presidenti Zelenski informoi edhe për zhvillimet e fundit rreth situatës në terren.