Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 21/98 dhe 18/07), 28 gusht (e hënë), Fjetja e Hyjlindëses Më të Shenjtë (Virgjëreshës së Shenjtë) është ditë jopune për qytetarët e fesë ortodokse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut për festën e Fjetjes e Hyjlindëses Më të Shenjtë