Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij në Slloveni me rastin e pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit, mori pjesë në darkën e punës të organizuar nga Kryeministri slloven, Robert Gollob.
Krahas Kryeministrit Kovaçevski, në darkën e punës morën pjesë edhe Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, si dhe kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Kosovës, Albin Kurti, Serbisë, Ana Brnabiq, Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krishto si dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Liderët shfrytëzuan rastin për të diskutuar për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe avancimin e proceseve reformuese, që konsiderohet si investimi më i mirë për vendet e rajonit.