Коncept per transformimin digjital te shoqerise
Si parakusht për përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e transparencës dhe
qeverisjes së mirë, dhe në drejtim të intensifikimit të aktiviteteve për transformim të
suksesshëm digjital të shoqërisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 21 mars
2023 miratoi Konceptin për transformimin digjital të shoqërisë.
Koncepti i transformimit digjital të shoqërisë synon ndryshime thelbësore në mënyrën e
funksionimit të institucioneve dhe përmirësimin e efikasitetit të tyre si shërbim ndaj
qytetarëve. Bëhet fjalë për një dokument përfundimtar që përcakton parimet bazë që duhet të
drejtojnë transformimin digjital e të gjitha fushave të shoqërisë, i cili do të arrihet përmes
bashkëpunimit mes Qeverisë, institucioneve publike, kompanive private, sektorit civil dhe
komunitetit akademik.
Parimet themelore të këtij Koncepti janë sundimi i së drejtës, kohezioni social dhe partneriteti
publiko-privat, qasja e lirë deri te informacionet publike, burimet e besueshme të të dhënave,
"digjitali është standard" dhe parimi "vetëm një herë", me anë të të cilit të dhënat që janë
futur njëherë në regjistrin publik, nuk do të kërkohen nga personat fizikë dhe juridikë.
Krahas përmirësimit të qasjes së lirë në informacionet publike, një nga ndryshimet kryesore
që sjell ky Koncept është dhënia e përparësisë versionit digjital të shënimeve dhe
nënshkrimeve elektronike.
Miratimi i Konceptit e ndoqi parimin e transparencës dhe gjithëpërfshirjes. Pasi që u shqyrtua
dhe u miratua nga Këshilli Nacional për Transformim Digjital, i udhëhequr nga
Zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica
Gërkovska, draft-koncepti është publikuar në ENER për konsultime të gjera publike me të
gjithë qytetarët.
https://ener.gov.mk/Default.aspx?item=newdocumentdetails&detalisId=49
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një dokument përfundimtar, gjatë krijimit të
politikave, dokumenteve strategjike, por edhe legjislacioni, institucionet duhet të udhëhiqen
nga parimet për transformimin digjital të shoqërisë të përcaktuara në Koncept.