NP Drislla përballet me gjobë nga 110 deri më 120 mijë eurosh ndërsa 6 mijë euro për drejtorin.
Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor (ISHMJ) do të parashtrojë kërkesë për inicim të procedurës kundërvajtëse ndaj personit juridik NP Drislla Shkup dhe ndaj drejtorit, para Gjykatës themelore penale në Shkup për shkak të refuzimit të nënshkrimit të procesverbalit për marrëvehsje nga ana e drejtorit të Ndërmarrjes publike për deponim të mbeturinave komunale Drislla Shkup, pas mbikëqyrjes së kryer të jashtëzakonshme.
Dënimi i shqiptuar vjen pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme të Inspektoratit më 4 shtator 2023, pas denoncimit të qytetarëve nga fshati Batinc për ndotjen e Markova Rekës në orët e mëngjesit.
Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese dhe se vizuelisht është konstatuar se ka ndotje në “Markova Reka” me materie të lëngshme ngjyrë kafe, por nuk është ndjerë kurfarë kundërmimi.
Sipas ISHMJ, në të njëjtën ditë, laboratori i akredituar mjedisor EUROMAK CONTROL Shkup ka marrë mostra nga tri vende për analiza të ujit nga Markova Reka, si dhe një mostër shtesë të dorëzuar nga qytetarët nga Batinci.
Gjetjet e vëzhgimit vizual dhe rezultatet e laboratorit të akredituar që ka analizuar mostrat, konstatuan se ka përqendrime të substancave ndotëse mbi kufijtë e lejuar dhe se ato burojnë nga shkarkimet e deponisë.
Mbrojtja e mjedisit është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ne mbështesim çdo veprim që synon mbrojtjen e natyrës dhe jetës së qytetarëve tanë. Përcaktimi ynë i vendosur është aplikimi i standardeve evropiane në të gjitha sferat e shoqërisë, duke përfshirë edhe mjedisin, siç dëshmojnë veprimet tona me aktivitete specifike në drejtim të mundësimit të mjedisit të pastër dhe ruajtjes së ekosistemit natyror.