Delegacion qeveritar ka vendosur lule me rastin e 13 Nëntorit - Ditës së Çlirimit të Shkupit

- Me rastin e shënimit të 13 Nëntorit - Ditës së Çlirimit të Shkupit, sot, luftëtarët të cilët i dhanë jetët e tyre dhe luftuan për liri, i nderuan delegacioni i përbërë nga ministri i Vetëqerisjes Lokale, Risto Penov, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe zëvendësja e ministrit të Drejtësisë, Viktoria Avramosvska Madiq me vendosjen e luleve në Varrezat partizane në Butel.


Për nder të të gjithë luftëtarëve që morën pjesë në çlirimin e Shkupit, anëtarët e delegacionit qeveritar vendosën lule në Alenë e qytetarëve të merituar, si dhe para Monumentit të Çlirimtarëve të Shkupit, para ndërtesës së Qeverisë.