Heqja e drejtorëve ekonomikë

Qeveria do të miratojë ligjin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, me të cilin do të shfuqizohet institucioni i drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore.

Ky ndryshim ka për qëllim  përmirësimin e efikasitetit në menaxhimin e institucioneve shëndetësore, uljen e kostove administrative dhe rritjen e fondeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Sipas dispozitave të reja ligjore, do të shfuqizohet ekzistimi i dy pozicioneve drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat deri më parë ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet. Tani e tutje, këto institucione do t’i drejtojë  vetëm një drejtor, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e institucionit, si dhe për ligjshmërinë e punës.

Me këtë reformë, Qeveria shpreson të përmirësojë kushtet dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, duke mundësuar transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në punën e institucioneve shëndetësore.