Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot tha se qytetarët duhet të jenë të gatshëm për gjëra të mira sepse priten investime të reja, zgjerim të atyre ekzistuese dhe 1000 punësime të reja.
Periudha që pason do të jeni dëshmitarë të shumë investimeve të tilla. Ne gjatë fushatës parazgjedhore kemi paralajmëruar se do të kemi disa investime të reja, zgjerim të disa investimeve ekzistuese. Pra do të kemi një verë dinamike sa i përket hyrjes së investimeve apo zgjerimit të investimeve ekzistuese,” theksoi Mickoski dhe shtoi:
“Presim disa qindra milionë euro këtë vit investime të reja dhe zgjerimin e po të njejtave, presim mbi 1000 punësime të reja. Opinioni duhet të jetë gati për gjëra të bukura. Qëllimi ynë është të rikthejmë shpresën që mund t’ia dalim, diçka që nuk ekzistonte për 7 vitet e fundit”.