Emërime dhe shkarkime të reja, 600 milionë denarë për pagesat e prapambetura të drejtpërdrejta për bujqit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e tretë të sotme, ka marrë vendim për emërimin e kuadrove të reja dhe shkarkimin e koordinatorëve nacionalë.
Lidhur me emërimet e reja në institucionet shtetërore, në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim të emërohen:

Vase Anakiev emërohet ushtrues detyre  drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi. Anakiev është inxhinier i diplomuar agronom dhe magjistër i shkencave ekonomike, me përvojë pune në Ministrinë e Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Ka qenë kryetar i Komisionit për ndarjen e tokës bujqësore.

Vesela Çestoeva, emërohet ushtruese detyre  drejtoreshë e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Çestoeva ka diplomuar në Institutin për Histori të Artit dhe Arkeologji në Fakultetin Filozofik në Shkup dhe ka magjistruar në Institutin për Histori Nacionale. Deri në vitin 2024 është drejtoreshë e IPK Muzeut të Verës për rajonin Tikvesh-Kavadar, e më parë dhe drejtoreshë e IN Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë – Shkup, si dhe deputete në Kuvend.

Ivan Zhivkovski emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Kadastër  të Patundshmërive. Zhivkovski ka magjistruar në temën “Statusi juridik i Agjencisë për Kadastër dhe patundshmëri si organ shtetëror”, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup. Punon si avokat. Në të kaluarën ka qenë edhe kryetar i Parlamentit studentor të USHKM-së dhe ka marrë pjesë në disa organe drejtuese.

Danijell Apostoloski zgjidhet për drejtues i Kompanisë për ndërtimin, menaxhim dhe dhënie me qira të sallës për shumë qëllime Boris Trajkovski SHPKNJ Shkup. Apostoloski është profesor i diplomuar për kulturë fizike dhe  ka magjistruar në Fakultetin për Menaxhim të Burimeve Njerëzore në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhim - Shkup. Ka përvojë pune në SHMSH “Akademia e Sportit” Shkup.

Amet Ziberi emërohet ushtrues detyre zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Patundshmërive.

Daut Memishi emërohet ushtrues detyre drejtor i Byrosë për Zhvillim Rajonal.

Refik Xhemaili emërohet për ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aleksandar Donev emërohet ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për Siguri në Sistemin Hekurudhor.

Dime Ratajkoski, me propozim të ministrit të Kulturës, emërohet drejtor i Qendrës Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Republika e Turqisë. Ratajkovski ka magjistruar në Katedrën e Historisë në USHKM, dhe punon si gazetar dhe redaktor në MRTV në Programin dokumentar kulturor dhe autor dhe skenarist i filmave dokumentarë.

Mimi Gjorgoska Ilievska, me propozim të ministrit të Kulturës, emërohet drejtoreshë e Qendrës Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, Republika e Kroacisë. Gjorgoska Ilievska është magjistër i shkencave filologjike, profesoreshë universitare dhe eksperte në mbrojtjen e trashëgimisë audiovizive. Ka më shumë se 20 vjet përvojë pune në veprimtarinë e filmit dhe atë të mbrojtjes së trashëgimisë audiovizive. Është anëtare e Akademisë evropiane të filmit, dhe ka drejtuar Agjencinë e Filmit dhe I.N. Kinematografia.

Vasko Shutarov, me propozim të ministrit të Kulturës, emërohet drejtor i Qendrës Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd, Republika e Serbisë. Shutarov ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, dega diplomaci. Magjistron në fushën e shkencave juridike dhe diplomacisë aplikative në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip dhe doktoron në fushën e shkencave politike në të njëjtin universitet. Ka qenë këshilltar në këshillin e Komunës së Gjevgjelisë dhe deputet në Kuvend, si dhe është autor i një numri punimesh dhe librash shkencorë.

Qeveria shkarkoi koordinatorët nacional, përkatësisht:
Vlladimir Pivovarov shkarkohet nga pozita si ushtrues detyre, koordinator i Qendrës Nacionale  Koordinuese për Menaxhim  Kufitar.
Borçe Mirçeski shkarkohet nga detyra e ushtruesit të detyrës Koordinator Nacional për Ndërmjetësim. 
Fatmir Ejupi shkarkohet nga detyra e Koordinatorit Nacional për Mbrojtje Sociale dhe Proces të Deinstitucionalizimit.
Bedri Behadini shkarkohet nga detyra e Koordinatorit Nacional për Informatikë dhe Energji.
Faton Asani shkarkohet nga detyra e Koordinatorit Nacional për Bashkëpunim me Diasporën.
Ramadan Ramadani shkarkohet nga detyra e Koordinatorit Nacional për Kohezion.
Vlladimir Simonovski shkarkohet nga detyra e Koordinatorit nacional për zbatimin e Platformës nacionale për zvogëlim të rreziqeve nga aksidentet dhe fatkeqësitë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Zllatko Apostoloski shkakrkohet nga detyra e Koordinatorit nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.
Xheladin Tefik Ajvazi shkarkohet nga detyera e Zëvendës koordinatorit nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm. 
Zllatko Arsov shkarkohet nga detyra e Zëvendës koordinatorit nacional për luftën kundër terrorizmit.
Robert Allagjozovski shkakrkohet nga detyra Koordinator nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërinstitucional.
Magbule Ameti shkarkohet nga detyra Koordinatore nacionale për shëndetësi.
Dr. Maja Mosjova Mijovska, me propozim të ministrit të Shëndetësisë, shkarkohet nga detyra  Koordinatore nacionale për transplantime.
Dr. Biljana Andonovska shkarkohet nga detyra zëvendëse e koordinatorit nacional për transplante.

Në mbledhjen e Qeverisë u mor vendim për ripërdorim të programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, me të cilin  përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sigurohen 600 milionë denarë për pagesa të drejtpërdrejta shtesë për bujqit për prodhimtari bimore dhe blegtorale të cilat deri më tani nuk janë paguar. 

Gjithashtu është marrë vendim me të cilin Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në përputhje me programin për investime kapitale, vë në dispozicion 6 milionë denarë për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore.