Mickoski nga Uashingtoni: E ardhmja e rajonit është bashkëpunimi ekonomik dhe investimet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në Uashington, së bashku me kryetarët të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe të Republikës së Malit të Zi Milojko Spajic zhvilluan  takim me Senatoren Xhin Shajin dhe Senatorin Tom Tillis dhe anëtarë të grupit  vëzhgues të Senatit për NATO-n.

Në takim, Kryeministri Mickoski theksoi se rajoni i Ballkanit kaloi një periudhë të vështirë sfidash dhe ndryshimesh që treguan se bashkëpunimi, zhvillimi i përshpejtuar dhe investimi në miqësitë e qytetarëve vetëm  u sjell atyre një jetë më të mirë.

Ai theksoi se bllokadat, frenimet dhe pengesat duhet të jenë një relikë e një kohe të shkuar nga e cila rajoni duhet të mësojë se si ngec në konteste të paarsyeshme dhe  krijohen stereotipe dhe përçarje mes qytetarëve.

Çdo nismë që është për bashkëpunim më të madh të rajonit dhe që mund të sjellë një jetë më të mirë është e mirëseardhur, theksoi Mickoski i cili shtoi se duhet një fillim i ri dhe një gjeneratë e politikanëve të gatshëm për një dialog të arsyeshëm të bazuar në fakte.

E ardhmja e rajonit është bashkëpunimi ekonomik dhe investimet për qytetarë më të lumtur, si dhe lufta absolute kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që paraqet kërcënimin më të madh për progresin. Qeveria maqedonase është e përkushtuar për një ekonomi të zhvilluar dhe vendosjen e sundimit të së drejtës, theksoi Kryeministri Mickoski.

Në kuadër të vizitës në Uashington, Kryeministri Mickoski mori pjesë në hapjen e samitit të NATO-s, i cili vazhdon edhe sot.