Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot realizoi takim me Kris Pavllovski, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë ndërkombëtare Rumble, Hauard Lutnik, themelues dhe drejtor ekzekutiv i një prej korporatave kryesore financiare në SHBA - Cantor Fitzgerald, dhe me Devin Nunes, ish kongresmen i Kalifornisë dhe drejtor ekzekutiv aktual i Korporatës për Media dhe Teknologji Tramp.
Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin digjital dhe reformat digjitale të cilat duhet të zbatojë shteti ynë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe thjeshtimit të jetës së tyre, me fokus në lirinë digjitale dhe transformimin e shoqërisë maqedonase.
Gjithashtu u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme në vend.