Mickoski: Udhëtimin e djalit e kam paguar nga xhepi im, nëse kam gabuar, jam i gatshëm të mbaj përgjegjësi, por nëse vërtetohet, kërkoj që të më kërkojnë falje publike

“Kam 6 vite që jam mësuar të më sulmojnë familjen, tani kanë vendosur të sulmojnë edhe fëmijën tim”. Antikorrupsioni është duke hetuar të gjithë rastin dhe të gjitha dokumentet e nevojshme do të dorëzohen gjatë ditës së nesërme dhe le të presim që të dalin publikisht dhe të thonë. Nëse ka edhe një milimetër devijim, unë jam gati të mbaj përgjegjësinë. Por nëse nuk është kështu, atëherë të më kërkojnë falje, nëse nuk kam gabuar”, ka thënë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në “Top Tema” të Tellma-s.

Kryeministri Mickoski theksoi se edhe pse ka pasur mundësi që të mos e paguajë nga xhepi i tij, është vendosur që djali i tij ta paguaj nga mjetet e veta dhe e gjithë kjo do të dokumentohet dhe do t'i dorëzohet organit kompetent i cili do tregojë.

Lidhur me udhëtimet jashtë vendit, kryeministri Mickoski theksoi se do të ishte më mirë që Maqedonia të kishte aeroplanin e saj të denjë me të cilin do të mund të kthehej menjëherë, në vend që të fluturonte tre ditë me kompani komerciale.

“Nëse ne do të kishim një avion të mirë si vend, këtu në samitin e Komunitetit Politik Evropian siç e kanë të gjithë, si dhe fqinji ynë Serbinë, duke përfshirë Orbanin, Makronin, Shollcin. Aq shumë është vjedhur në këtë shtet sa kanë zhdukur një flotë e tërë. Do të kisha shkuar, do të kisha mbaruar samitin dhe do të kthehesha, tre ditë isha në rrugë dhe ekzistonte mundësia që të mos kthehesha për shkak të problemit që anuloi më shumë se 1000 fluturime në Evropë”, tha Mickoski.

Lidhur me klasën në të cilën ka udhëtuar kryeministri Mickoski ka theksuar se për shkak të problemit shëndetësor me gjunjët nga Vjena në Uashington dhe Nju Jork në Vjenë ka qenë në klasë biznesi, ndërsa për Shkup për në Vjenë, si dhe fluturimi për në Londër, ishte në klasën ekonomike, duke treguar midis rreshtit të 11 dhe 12 në dalje emergjente për shkak të hapësirës më të madhe për këmbët.