Për vetëm 2 muaj nga mandati, Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe FSSH zgjeruan listën pozitive të barnave.
Pas një dekade, nga sot qytetarët do të mund të marrin barnat e reja në listën pozitive nga barnatoret.
Listës iu shtuan nëntë gjenerikë të rinj, pra 87 barna në emra, forma, fuqie dhe ambalazhe të ndryshme edhe atë për presionin e gjakut, sëmundjet e zemrës, anti-agregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit dhe demencës.
Zgjerimi i fundit i listës pozitive ishte në vitin 2009 dhe në 2014 vitin kur u shtua vetëm një bar. Por që nga dita e sotme është zgjeruar duke përfshirë 9 barna të reja.
Atë që u premtuam para qytetarëve, obligohemi që ta realizojmë.
Me këtë zgjerim të 9 barnave të reja, do të reduktohet ndjeshëm numri i pacientëve që paguanin privatisht për barnat.
Gjithashtu, ky zgjerim i listës pozitive është vetëm fillimi. Zgjerimi i ri i radhës i listës pozitive pritet të jetë në fund të dhjetorit.
Qytetarët më në fund po marrin medikamente më moderne dhe më të lira me recetë në kurriz të shtetit, në vend që t'i blejnë nga xhepat e tyre me një çmim të shtrenjtë dhe shpesh nga vendet fqinje.
Ky është një lehtësim i konsiderueshëm për të gjithë pacientët, gjithsej një milion euro me zgjerimin e listës pozitive do të mbeten tek qytetarët.
Maqedonia për ty!