Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetаi, е takој sot ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, SH.S. Petra Drexler, të cilës i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për Maqedoninë e Veriut.
Me ambasadoren u zhvillua një diskutim i hapur dhe i gjerë për sfidat dhe situatat emergjente me të cilat përballemi si vend në drejtim të mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit, por edhe për zgjidhjet e nevojshme që do të miratojmë si qeveri e re për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe për të përshpejtuar rrugën tonë evropiane.
Temë e bisedës ishin edhe zhvillimet politike në vend, ku zëvendëskryeministri Fetai shpalosi qëndrimet e tij lidhur me çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të komuniteteve, statusit të gjuhës shqipe dhe kujdesit të nevojshëm të frymës së vullnetit të mirë ndërmjet komuniteteve, në përputhje me parimet dhe frymën e Kushtetutës.