E nderuara Presidente e Komisionit Evropian, Znj. Ursula von der Leyen,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Zonja dhe zotërinj,
Më lejoni fillimisht të shpreh faleminderimet e mia të sinqerta deri te presidentja për vizitën e saj dhe dijalogun konstruktiv që patëm sot.
Takimi ynë ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit tonë dhe për dinamizimin e mëtejshëm të integrimeve evropiane, të cilat janë interes, prioritet dhe synim kryesor strategjik.
Ne mbetemi fort të përkushtuar si Qeveri në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Vizioni ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e familjes evropiane, duke ndarë të njëjtat vlera të demokracisë, sundimin e së drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Jemi të vetëdijshëm që para nesh qëndrojnë sfida të rëndësishme. Reformat të cilat ne I zbatojmë në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të institucioneve janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë. Këto ndryshime nuk janë vetëm kusht për anëtarësimin në BE, por edhe janë të nevojshme për të përmirësuar standardin jetesor të të gjithë qytetarëve.
Qeveria vlerëson shumë angazhimin e presidentes për zgjerimin sa më të shpejtë të Bashkimit Evropian.
Në këto kushte të një situate të ndryshuar gjeopolitike në botë, vendi ynë mbetet një partner i qëndrueshëm, i besueshëm dhe i përkushtuar i BE-së. Por ne presim që Bashkimi Evropian bashkarisht me ne të ndihmojë në gjetjen e mënyrave për të vazhduar rrugën tonë të integrimit evropian, dhe njëkohësisht duke i bërë legjitime qëndrimet e qytetarëve tanë se në të ardhmen nuk do të përballemi me kërkesa të cilat janë në kundërshtim të thellë me idetë në të cilat mbështetet vetë Bashkimi Evropian.
Ne presim nga Bashkimi Evropian të njohë progresin tonë dhe të vazhdojë të na mbështesë në këtë proces, mbështetja është shumë e rëndësishme. Ne besojmë në parimin e drejtësisë dhe meritës dhe besojmë se përpjekjet tona të vazhdueshme do të vlerësohen në mënyrën e duhur.
Qëllimi ynë është i qartë, por rruga drejt tij kërkon përpjekje të përbashkëta. Bashkëpunimi, dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë të cilat janë të rëndësisë thelbësore. Jemi të bindur se së bashku mund të tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.
Në fund, dëshiroj të shpreh edhe një herë mirënjohjen time për Presidenten e Komisionit Evropian për angazhimin e saj personal dhe mbështetjen e saj.
Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të përshpejtojmë rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Ju faleminderit.