Takimi i Dimitrieska-Koçoskës në Thesarin e SHBA-së – Përkrahje teknike në nivel ekspertësh e dobishme për përmirësimin e proceseve në menaxhimin e financave publike

Ndihma teknike e Thesarit të SHBA-së është e mirëseardhur dhe e dobishme në përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Ekspertët nga Thesari i SHBA-së punojnë në disa sektore në Ministrinë e Financave, Drejtorinë Doganore dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet MF-së dhe Zyrës së Ndihmës Teknike të MF-së së SHBA-së.

Kjo u konstatua në takimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska me zv.ndihmëssekretaren e Thesarit të SHBA-së, Luyen Tran, me Rebecca Gorin nga Zyra e Evropës dhe me ndihmësdrejtorët që janë të involvuar në aktivitetet në vend.

“Sistemi dhe proceset ekzistuese të planifikimit të buxhetit janë zhvilluar me ndihmën teknike të MF-së së SHBA-së gjatë periudhës 2004-2008 dhe tani po punohet në përmirësimin e këtyre proceseve. Me ekspertët e Thesarit të SHBA-së po punohet në disa fusha dhe sektorë në MF. Punohet mbi hartimin e draftit të versioneve të dokumenteve kryesore të planifikimit dhe realizimit të buxhetit, që rezultojnë nga ligji i ri, respektivisht nga Ligji i Buxheteve. Përforcimi i mbikëqyrjes mbi sektorin financiar jobankar, duke përforcuar kapacitet e sektorit në kuadër të MF-së, si dhe duke përforcuar mbrojtjen e konsumatorëve dhe edukimin financiar. Gjithashtu, ekspertët punojnë në fushën e menaxhimit të borxhit publik etj. E gjithë kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne që t’i avancojmë proceset përmes të cilave do të rritet efikasiteti në arkëtimin e të ardhurave në buxhet dhe menaxhimin e mjeteve të arkëtuara”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Ajo shtoi se, marrëveshja përfshin dhe zbaton aktivitete në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Drejtorinë Doganore, ku po punohet në përforcimin e kapaciteteve, dixhitalizimin e proceseve, si dhe sigurinë kibernetike dhe luftën kundër krimit.

Gjatë takimit ministrja shprehu falënderim për përkrahjene që i jep SHBA-ja vendit tonë, me ç’rast u shpreh interes për vazhdimin e bashkëpunimit në nivel eskpertësh dhe përkrahjes teknike për përforcimin e mëtjshëm të sistemit të përgjithshëm të financave publike.

Ministrja e Financave takimin e zhvilloi gjatë vizitës së punës në SHBA, ku po merr pjesë gjatë takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, ndërsa do të mbajë takime edhe me përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare.