“Universiteti “Nënë Tereza” është universiteti i fundit, do të thoja, më i ri dhe është pjesë e politikës arsimore të kësaj Qeverie. Dhe kuptohet se duhet të mbështetet dhe të investohet, të ndërtohet një infrastrukturë moderne, bashkëkohore dhe jo vetëm infrastrukturë, por edhe kurrikula të mira për mësimdhënien, gjegjësisht të dalin studentë të mirë, sepse vetëm ne si shoqëri do të përfitojmë nga e gjithë kjo.
Por për të gjithë ata që brengosen, mos të shqetëson, do të ndërtojmë Universitetin dhe kampusin e Universitetit "Nënë Tereza", por do të përfundojmë edhe dy fakultetet e papërfunduara, Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike, FSHIIK praktikisht dhe Fakultetin e Kulturës Fizike. Dhe do të përfundojmë të gjitha objektet që kanë qenë prej kohësh monumente. Duhet ta përfundojmë, sepse këtë presin qytetarët nga ne, sepse qendra e kryeqytetit nuk duket mirë. E gjithë kjo duhet të kryhet për të pasur një vend të denjë për të jetuar, këtë po e bëjmë. Ne nuk do të shkojmë në drejtime, stile të artit e kështu me radhë. Duam që ajo të jetë një ndërtesë bashkëkohore, moderne dhe të përfundojë më në fund, me efikasitet energjetik e kështu me radhë.
Përndryshe, ajo që është e keqe, për shembull, nëse po të shikoni ndërtesat e Fakultetit FSHIIK dhe për kulturë fizike, do të shihni se armatura që është futur në beton ka filluar të pritet, kështu aty do të duhet të ndërhyhet në mënyrë shtesë, njësoj si godina e Bankës Popullore, këtu kemi dhe ndërhyrje ligjore për të zgjatur afatin e ndërtimit.
Kështu, për këta katër muaj të gjitha gjërat janë në lëvizje dhe pres që në katër muajt e ardhshëm tashmë të kemi progres në terren. Duam të investojmë në arsim dhe do të vazhdojmë të investojmë”, tha Kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, në lidhje me ndarjen e mjeteve për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, duke pasur parasysh se ka reagime ndaj FSHIIK-ut dhe FKF-së, të cilat prej kohësh presin përfundimin.