Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoillkoviq në prag të "Vizionit të Verës - Ballkani i Hapur" realizoi takim me Mlladenovska - Jelenkoviqin prej "Verë nga Maqedonia"

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive z. Ivan Stoillkoviq ka mbajtur takim pune me Elena Mlladenovska-Jelenkoviq, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës "Verë nga Maqedonia". Dy bashkëbiseduesit në prag të  "Vizionit të Verës – Ballkani i Hapur" i mbajtur nga 22 deri më 24 nëntor në Panairin e Beogradit, folën për prezantimin e ekspozuesve vendas në Panair, si dhe për promovimin e industrisë së verës në rajon me qëllim të prezantimit dhe integrimit të suksesshëm të verërave nga Maqedonia e Veriut  dhe rajoni në ekonominë globale dhe evropiane. Në të njëjtën kohë, në takim u bisedua edhe për potencialin e industrisë së verës në Maqedoninë e Veriut , si dhe për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendas.

Ndryshe, në kuadër të "Vizionit të Verës – Ballkani i Hapur" panairi i verës, ushqimit dhe turizmit që mbahet në kuadër të platformës së afirmuar të Ballkanit të Hapur për paqe, do të performojnë mbi 80 ekspozues dhe do të prezantohen kantinat e verës dhe distileritë maqedonase.

"Vizioni i Verës – Ballkani i Hapur" është një mundësi e shkëlqyer për prezantim, promovim, por edhe për lidhjen e rajonit në aspektin e shkëmbimit të produkteve, andaj për këtë qëllim zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq dhe Mlladenovska - Jelenkovicqu pajtuan që performanca e përbashkët e të gjitha vendevenga Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm, në mënyrë që prezantimi i suksesshëm të kontribuojë në masë të madhe në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë vendase. Ndërsa duke pasur parasysh se ne jemi lider në prodhimin e verës dhe industria e verës është një ambasador i vërtetë i shtetit, dhe me eksporte totale prej 50 milionë euro në vit kontribuon në prodhimin e brendshëm bruto, nevojitet mbështetje, gjegjësisht është e rëndësishme të diskutohet për zhvillim.