Për tre ditë u arrit marrëveshja me prodhuesit e duhanit dhe prodhuesit e orizit me çmim historikisht më të lartë për duhanin e dorëzuar dhe orizin e papërpunuar për kilogram

Të nderuar, 

Për herë të parë pas 7 vitesh u arrit  marrëveshje historike me prodhuesit e duhanit.

Pas diskutimeve me blerësit e duhanit dhe prodhuesit e duhanit, është marrë vendim për rritjen e çmimit të duhanit të blerë për kilogram për 400 denarë, si dhe 100 denarë shtesë subvencione. Kjo do të thotë se çdo kultivues i duhanit do të marrë 500 denarë për kilogram duhan.

Pas shumë vitesh përulje, nënvlerësim, prodhuesit e duhanit marrin atë që meritojnë.

Qeveria përmes një sërë masash dhe projektesh, i zgjodhi problemet e akumuluara me të cilat përballen prodhuesit e duhanit.

Vetëm tri ditë më parë, Qeveria pas takimeve intensive me prodhuesit e orizit, mori vendim që blerjen ta përkrahë me 6.000 denarë për 1.000 kilogramë oriz të papërpunuar për eksport, si dhe subvencione prej 18.000 denarë për hektar për vitin aktual.

Me këtë ne ndihmojmë drejtpërdrejt bujqit dhe vlerësojmë mundin dhe punën e tyre.

Bujqit meritojnë kushte të mira jetese.