Shënohet Dita e Mësimit në Gjuhën Turke

Në prag të 21 dhjetorit, Ditës së Mësimit në Gjuhën Turke, sot në ambientet e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive u mbajt një ceremoni solemne, e cila u pasurua me praninë e kryeministrit z. Hristijan Mickoski, ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shkup, Sh.T. Fatih Ulusoy dhe Tahsin Ibrahim, kryetarit të Unionit të Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSİTEB).

Fjalime mbajtën kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes së gjuhës amtare si dhe respektin dhe mbështetjen reciproke si pjesë e mozaikut multikulturor dhe multietnik që ndërtojmë së bashku.

Me praninë e tyre dhe me një program të përshtatshëm, ngjarjen e pasuruan edhe nxënësit e SHF "Strasho Pinxhur" nga Karbinci, së bashku me shkollat periferike të fshatrave Përnali dhe Radanjë, të cilët prezantuan traditat dhe zakonet e Jurukëve si pjesë e popullit turk në Maqedoni.

Mësimi në gjuhën amtare turke në vendin tonë ka një traditë të gjatë dhe daton që nga viti 1944, kur në shkollën fillore "Tefejuz" në Shkup u bënë hapat e parë.

Në nder të Ditës së Mësimit në Gjuhën Turke si dhe festave të Vitit të Ri, Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive siguroi dhurata të përshtatshme për fëmijët pjesëmarrës në program.

Urime 21 dhjetori – Dita e Mësimit në Gjuhën Turke.