Mickoski: Le të jenë vullneti ynë i fortë, dora e shtrirë dhe mëshira përgjigjja jonë ndaj të gjitha sfidave me të cilat përballemi

Drejtuar: Peshkopit të Shkupit dhe Eparhisë Shkup-Strumicë, Monsinjor Dr. Kiro Stojanov

Më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë, të gjithë krishterëve në Maqedoni që e festojnë lindjen e Krishtit - Krishtlindjen, sipas kalendarit Gregorian t’ua uroj këtë festë të madhe të krishterë me dëshira të sinqerta për shëndet, gëzim dhe suksese të përbashkëta.

Lindja e Krishtit është simbol i shpresës dhe dashurisë mes njerëzve. Le të sjellë Dita e Krishtlindjes paqe dhe mirëqenie në çdo shtëpi tonën, si dhe forcë për t’u përballur me sfidat e përditshme. Le të jetë vullneti ynë i fortë, dora e shtrirë dhe mëshira përgjigjja jonë ndaj të gjitha sfidave me të cilat përballemi.

Shekujt i mbindërtojnë vlerat morale, familjare dhe shpirtërore të cilat jo vetëm që na kanë ndihmuar në kohët më të vështira, por vazhdojnë të jenë udhërrëfyesi ynë i përbashkët edhe për të ardhmen. Vetëm përmes besimit të fortë dhe përkushtimit për bërjen e veprave të mira mund të krijojmë një të nesërme më të mirë për gjithë shtetin.

Le të bëhet atdheu ynë një vend më i mirë për të jetuar, një vend i fitoreve të mëdha të reja dhe - më e rëndësishmja - një shtet me më shumë qytetarë të lumtur.

Lajmi i gëzuar që përcillet ndër breza, le të ndriçojë sërish zemrën e çdo besimtari dhe bashkëqytetari.

Krishti lindi! Me të vërtetë lindi!

Me respekt,

Prof. Dr. Hristijan Mickoski
Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut