Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatave për gjeneratën e VIII-të të dëgjuesve që përfunduan trajnimin fillestar në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë. Duke u dëshiruar suksese, ministri Filkov në fjalimin e tij theksoi se veprimi profesional dhe etik është më shumë se kyç në këto momente kur po përballemi me sfida dhe kur mosbesimi në sistemin gjyqësor është i madh.
"Integriteti dhe profesionalizmi juaj si faktorë kyç, dhe më pas profesionalizmi juaj në trajtimin e çështjeve janë elementët esencialë në krijimin e një sistemi që mbron të drejtat dhe interesat e qytetarëve.
Pikërisht ju, si energjia e re dhe e shumëpritur në drejtësinë, mund dhe është e nevojshme të bëni shumë, të provoni se jeni zgjedhja e duhur e shtetit, i cili ka investuar burime dhe kohë në ju.
Para jush qëndrojnë shumë sfida. Do të përballeni me realitetin dhe një numër të madh çështjesh për të cilat do të duhet të veproni ose të vendosni në afate shumë të shkurtra. Pikërisht për këtë arsye, procesi juaj i edukatës nuk përfundon këtu me përfundimin e trajnimit fillestar“, tha ministri i Drejtësisë, Igor Filkov.
Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar të punojë në të gjitha proceset për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për rritjen e efikasitetit të procedurave gjyqësore. Vetëm me kontributin e përbashkët do të mund të kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet gjyqësore.