Mickoski: Borxhi publik dhe ai shtetëror është më i ulëti në pesë vitet e fundit, pres që ulja të vazhdojë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me nivelin e borxhit publik dhe shtetëror dhe pritshmëritë për vazhdimin e uljes së tyre, deklaroi:

"Po, pres. Përndryshe, kemi nivel të borxhit publik dhe shtetëror në raport me prodhimin e brendshëm bruto që është më i ulëti në pesë vitet e fundit. Gjegjësisht, borxhi publik është diku rreth 57.7% të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa ai shtetëror është 50.1%. Si Qeveri kemi një strategji të qartë, deri në fund të mandatit t’i ulim këta parametra në shifrat si në vijim edhe atë borxhi publik të jetë nën 55%, pse jo edhe nën 50%, e ai shtetëror të jetë nën 45%, pse jo edhe nën 40%.

Por ajo që për mua është po ashtu e rëndësishme është që prodhimi i brendshëm bruto nominal të arrijë në 20 miliardë dollarë. Aktualisht jemi diku në nivelin prej 17 miliardë dollarësh për vitin 2025. Deri në fund të këtij mandati, pres që Qeveria t’i realizojë këto tre synime strategjike në aspektin e treguesve makroekonomikë dhe mendoj se kjo do të ndodhë. Të mos them që jam i sigurt, sepse siç thashë, në muajt që vijnë do të shpallim shumë lajme të mira për ekonominë maqedonase dhe për qytetarët maqedonas."