Gjatë vizitës dy – ditore, ministri për Marrëdhëniet me Diasporën në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, sot, realizoi takim me ministrin për Drejtori Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Serbisë, Branko Ruzhiq.
Në takimin, dy ministrat biseduan për shumë çështje aktuale në lidhje me përforcimin e të drejtave të minoritetit kombëtar të Maqedonisë në Republikën e Serbisë dhe të minoritetit kombëtar të Serbisë në Republikën e Maqedonisë, duke shkëmbyer përvoja pozitive nga dy vendet me qëllim për avancim në periudhën e ardhshme.
Konkretisht, ministrat Ademi dhe Ruzhiq pajtohen për fillim të shpejtë për inicim të Komisionit Ndër–qeveritar të përbashkët në pajtim të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë për mbrojtje të minoritetit kombëtar të Maqedonisë në Republikën e Serbisë dhe të minoritetit kombëtar të Serbisë në Republikën e Maqedonisë, në drejtim për realizimin konkret të obligimeve që janë ndërmarrë nga dy palët në frymën e Marrëveshjes.
Pala serbe informoi edhe për ndryshimet e ligjeve të interesave të minoriteteve kombëtare të cilat do të pasohen deri në fund të qershorit të këtij viti në Republikën e Serbisë, në funksion të publicitetit dhe transparencës më të madhe në punën e këshillave kombëtare.
Në fund, të dy ministrat dhanë deklarata për mediat.