Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

Oliver Spasovski mban funksionin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Brendshëm.

Posta elektronike: mvrjavnost@gmail.com
Faqja në Facebook: www.facebook.com/o.spasovski
Profili në Twitter: www.twitter.com/o_spasovski
Profili në Instagram: www.instagram.com/oliverspasovski

 

Spasovski është jurist i diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Spasovski karrierën e tij profesionale e filloi si praktikant avokati. Nga viti 2001 deri në vitin 2005 punon si këshilltar i kryetarit të Komunës së Kumanovës, ndërsa nga viti 2008 – 2011 punon si sekretar në Komunën e Kumanovës

Në periudhën nga viti 2006 – 2008, 2011- 2014 dhe nga 2016 – 2017, Spasovski ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Si profesionist i dëshmuar dhe si njohës i sigurisë politike, por edhe me përkushtimin e treguar më parë, Oliver Spasovksi më 31 maj 2017 për herë të tretë është zgjedhur  Ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski paraprakisht kreu funksionin si kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme në dy raste, edhe atë, herën e parë nga 11.11.2015 deri më 18.05.2016 dhe herën e dytë nga 02.09.2016 deri më 29.12.2016.