Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Goran Sugarevski mban postin e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Posta elektronike: | kabient.minister@mtc.gov.mk |
Faqja në Facebook: | https://www.facebook.com/mtc.gov.mk/ |
Diplomoi në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Magjistraturën e kreu në sferën e shkencave politike.
Në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2016, ai ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Sugareski ishte anëtar i Delegacionit të Kuvendit për Bashkëpunim me NATO-n dhe anëtar i disa komisioneve parlamentare, si Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Komisioni Legjislativ, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Zëvendës Anëtar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave.
Prej vitit 2015 deri në vitin 2016 ai ishte koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa më herët ishte edhe zëvendës koordinator i grupit parlamentar.
Pare se të zgjidhet deputet, Sugareski ishte nëpunës civil në vetëqeverisjen lokale si dhe këshilltar në Këshillin e Komunës së Prilepit.
GoranSugarevski flet rrjedhshëm gjuhën angleze.
Lindi në vitin 1973.