Në oborrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përpara monumentit të çlirimtarëve, kryeministri Zaev dhe ministrat e Qeverisë mbajtën një konferencë për shtyp me rastin e njëvjetorit nga puna e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Ekspoze për të arriturat e qeverisë për 365 ditët e kaluara, para mediave dhe opinionit në Republikën e Maqedonisë kishte Kryeministri i Qeverisë së RM-së Zoran Zaev, të cilën në këtë komunikatë e përcjellim në tërësi:
Me zërin e ngritur, me aksione të vendosura dhe në zgjedhje, qytetarët e Maqedonisë e çliruan shtetin e tyre, e cila ishte e robëruar nga regjimi që e trajtonte si pronë private.
Me çlirimin e shtetit, së bashku jemi përpjekur që ta ndërtojmë Maqedoninë ashtu siç e duam, menjëherë, si një vend të cilën shumë e dëshirojmë. Prandaj, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, u përpoqëm të bëjmë – NDRYSHIME!
Prandaj sot, një vit më pas themi se pas nesh është: NJË VIT I NDRYSHIMEVE - NDRYSHIME ME TË CILAT MAQEDONINË E NDËRTOJMË QË TË JETË VEND PËR TË GJITHË QYTETARËT E SAJ.
E kemi ngritur Republikën e Maqedonisë, si një vend të hapur, të drejtë, të qëndrueshëm, vend i mundësive në pesë shtylla. Në shtyllat e rritjes Ekonomike, në shtyllën- Reforma, në shtyllën e Institucioneve Shërbyese, në shtyllën një Shoqëri për të gjithë, si dhe në shtyllën interesave tona strategjike - Anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
365 ndryshime në 365 ditë, të dashur qytetarë.
E ndryshuam kursin ekonomik të shtetit. Maqedonia është shtet me rritje ekonomike dhe i rritjes së pagave. Më shumë para shkojnë tek qytetarët, për një jetë më të mirë. Zbatojmë ndryshime rrënjësore dhe të shpejta dhe në këtë mënyrë ndërtojmë shtet sipas rregullave evropiane. Kujdesemi që të ketë shërbime kualitative për të gjithë qytetarët, për shkak se çdo kush në Maqedoni është i rëndësishëm. Sjellim ndryshime dhe e ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri, një familje për të gjithë. Maqedonia është familje në të cilën të gjithë janë qytetarë të rendit të parë. TË GJITHË. Dhe përfundimisht, hapërojmë së bashku dhe të vendosur drejt NATO-së dhe BE-së.
Ne zgjidhim mosmarrëveshjet dhe forcojmë identitetin tonë.
Ndryshimet i filluam me masat nga Plani i Rritjes Ekonomike. RRITJE EKONOMIKE PËR JETË MË TË MIRË PËR TË GJITHË! Prioritet që krijoi kushte PËR PAGA MË TË LARTA, MË SHUMË PARA PËR NJË JETË MË TË MIRË.
Këto masa morën prioritet sepse qytetarët kërkuan një gjë të tillë prej nesh.
90 mijë qytetarë sot marrin pagë minimale më të lartë. Të paktën 2.000 denarë më shumë, çdo muaj. Paga mesatare në Maqedoni është më e lartë për 5.6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Me masat nga Plani i rritjes ekonomike, viti 2018, është vit i stabilizimit financiar të vendit.
Në buxhetin për vitin 2018, kemi përcaktuar 3.1 miliard denarë për programin e zhvillimit ekonomik të vendit. Kjo paraqet 46 për qind më shumë nga fondet për atë qëllim në krahasim me vitin 2017.
Buxheti i përgjithshëm në kuadër të masave për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është 645 milion denarë ose 10.5 milion euro.
Paralajmëruam dhe realizuam ndryshime edhe në pjesën e investimeve të huaja. Siguruam 16 investime të huaja nga gjithsej 200 milion euro për një vit. Janë paraparë 2750 punësime nga këto 16 investime. Janë harxhuar zero (0) denarë, para të qytetarëve. Gjatë 11 viteve të kaluara u shpenzuan 250 milion euro për 23 investime të huaja.
Në mënyrë plotësuese, më është bërë i ditur vendimi për investim prej 100 milion eurove për fabrikë qelqi në Republikën e Maqedonisë, vendimi i ardhshëm prej 60 milion euro për fabrikë ... si dhe një investim tjetër prej 80 milion euro për fabrikë cigaresh. Të gjitha investime greenfield. Do të ketë shumë investime të vendit dhe të huaja në periudhën që vjen para nesh.
Në realizimin e kësaj strategjie të re për rritjen e ekonomisë jemi të vetëdijshëm se qytetarët janë aksionarë të ndryshimeve. Atyre duhet tua japim rezultatet!
Qytetarët i ndjenë ndryshimet, sepse ne po i kthejmë paratë tek ata:
RRYMA ELEKTRIKE ËSHTË MË E LIRË. NUK KA TAKSË RADIODIFUZIVE. JANË RRITUR SUBVENCIONET PËR BUJQËSI.
Është arritur çmimi më i lartë i blerjes së duhanit prej 217 denarë për kilogram për kënaqësinë e 30.000 familjeve të cilët jetojnë nga duhani. Këto janë më shumë se 100.000 qytetarë.
Rrushi, kulturat industriale të vjeshtës dhe të dimrit vjet kaluan mirë edhe me plasman dhe me shitje. Lakra, domatet, trangujt shiten me çmime të kënaqshme.
Bujqit janë shumë më të kënaqur se më parë.
Bujqësinë e bëjmë më tërheqëse edhe për të rinjtë. 424 bujq të rinj kanë marrë grante me nga 10 mijë euro që të nisin agro-biznes personal.
Për të gjithë bujqit, që për bujqësinë e kanë veprimtari kryesore dhe kanë të ardhura prej 1milion denarë në vitin aktual, tatimi personal do t’ju kthehet.
Kjo do të thotë se pothuajse 65 mijë bujq do të kenë kthim të tatimit personal. Me këtë masë, rreth 7 milion euro, do të mbeten tek bujqit.
Ne u vendosëm për projekte reale të cilët bëjnë ngritje dhe jo në projekte për përmendore dhe fasada. Dhe kjo është ndryshim.
Ndërtohen rrugë të reja prej 800 kilometrave, të shpejta dhe të sigurta për të cilat janë siguruar 270 milion euro. Korridori 10 tani është i plotë. Ndërtohen hekurudhat nga Korridori 8. Janë duke u zhvilluar punët ndërtimore për gazifikim. Qytetarët nga 34 komuna do të përfitojnë ujësjellës dhe kanalizim dhe me këtë mbulojmë 40 për qind të vendbanimeve në krahasim me 18 për qind sa kanë qenë deri më tash. Kjo është edhe një ndryshim thelbësor.
I madh është numri i masave për ndryshim. Nuk numërohen. Prandaj, “365 ndryshime për një vit” është dokumenti në ueb faqen e Qeverisë, i cili nga sot është para qytetarëve si një raport i plotë për punën njëvjeçare në interes të qytetarëve.
Ndryshimet e para të rëndësishme i bëmë me REFORMAT gjithëpërfshirëse dhe strukturore. Saktë sipas vijës së parashikuar kohore (tajm-lajn). Realizuam - NDRYSHIME TË SHPEJTA DHE RRËNJËSORE – PËR SHTET SIPAS RREGULLAVE EVROPIANE.
Kjo Qeveri përpiqet që punën e saj ta mbështes në institucione të hapura, transparente, të sigurta dhe efikase, të cilat komunikojnë dhe bashkëpunojnë me qytetarët.
Qeveri e hapur, në vend të një qeverie që fsheh. Të gjitha të dhënat dhe harxhimet në shikim tek qytetarët.
Fakt janë ndryshimet në sferën e mediumeve në Maqedoni. Për herë të parë pas një dekade, punëtorët e mediumeve janë të liruar nga presioni politik. Në vend të sulmeve brutale ndaj lirisë së mediumeve – Sot ka ZËSHMËRI, përkundër HESHTJES. Dhe duhet të ketë.
Kemi bërë ndryshime thelbësore në sistemin e drejtësisë.
Strategjia e Re për reforma në sektorin e Gjyqësorit, është udhërrëfyes në të cilën do të lëvizin reformat në sektorin e Gjyqësorit, për rikthim të besimit tek institucionet, duke siguruar siguri ligjore dhe për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve.
Nuk ka më presion mbi gjykatësit. Janë miratuar ligje dhe janë bërë ndryshime të ligjeve për gjykatat, dëshmitarët, dhe treguesit. Proceset gjyqësore u hapën para qytetarëve.
Kemi rritur numrin e shërbimeve elektronike. Ne aplikojmë teknologji bashkëkohore të informacionit dhe digjitalizimit, me qëllim sigurimin e shërbimeve më të shpejta të sigurta dhe lehtësisht të arritshme për qytetarët. Realizojmë politika për administratë publike profesionale si shërbim për qytetarët.
Në fushën e reformave të policisë, kemi krijuar mekanizëm të jashtëm të pavarur për të kontrolluar punën e policisë.
Ndryshimet janë më të thella në pjesën e shërbimeve të sigurisë dhe të inteligjencës. Në interes të garantimit të ligjshmërisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe sigurisë së shtetit dhe qytetarëve dhe njëherit edhe rikthimin e besimit në sistem.
Në strategjinë e re për arsim për vitin 2018-2025 vendosëm – arsim pa presion, arsim që mëson.
Nxënësit, prindërit, mësuesit dhe profesorët, janë dëshmitarët e parë të këtyre ndryshimeve. Është hequr testimi ekstern, kemi reviduar programin e Kembrixhit. Kemi bërë ndryshime me më pak orë dhe më pak lëndë për nxënësit dhe ligj të ri për arsimin e lartë.
Kujdesi për të gjithë qytetarët tanë është në krye të prioriteteve të kësaj qeverie. NE KUJDESEMI DHE SIGUROJMË SHËRBIME KUALITATIVE, TË ARRITSHME PËR TË GJITHË. SEPSE ÇDO KUSH ËSHTË I RËNDËSISHËM.
Rreth 50 përqind e barnave me recetë nga kjo pranverë janë me çmim më të ulët. Me këtë kemi kursyer 2.4 milion euro. Këto janë para të qytetarëve.
Me anë të kursimeve mundësohet zgjerimi i listës pozitive të barnave për terapi dhe për diagnoza. Standardet evropiane në lidhje me përkujdesjen i zbatojmë në sferën sociale.
Me Ligjin për falimentuesit, e mbyllëm problemin e trashëguar të të gjithë falimentuesve në vend. Pas 20 viteve harresë, është zgjidhur çështja jetësore e 5.000 falimentuesve.
Kemi filluar implementimin e Garancisë për të rinjtë për rritjen e përfshirjes dhe kyçjes së të rinjve të cilët janë të pa punësuar në tregun e punës.
Për herë të parë në vendin tonë po zbatohet programi për asistim personal të personave me aftësi të kufizuar, për herë të parë kemi program për lirimin nga participimi shëndetësor të fëmijëve nga familjet – shfrytëzues të ndihmës sociale.
Kemi siguruar 300 vende të reja pune në qendrat për mbrojtje sociale dhe në çerdhe. Kemi vendosur që të punohet me dy ndrrime në çerdhe. Prindërit të vetëm janë të liruar nga pagesa për kompensim në çerdhe.
Kemi rikthyer besimin tek policia. Përfundoj shteti policorë. Tani policia është mbrojtës dhe mik i qytetarëve, ndërkaq polici i lagjes, është mik i lagjes. Rrugët sërish bëhen të sigurta për trafikun. Ndryshimi është në atë se KUJDESIMI, në mënyrë të barbarët për të gjithë.
Kemi krijuar të gjitha kushtet për sigurimin e garancisë Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, si një shtet social i barbarë për të gjithë qytetarët : NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË, NJË FAMILJE PËR TË GJITHË. SHTET KU TË GJITHË JANË QYTETARË TË RENDIT TË PAR. SHTET KU LIGJI VLEN NJËJTË PËR TË GJITHË.
Përfunduan politikat e së kaluarës që stimulonin mosdurim. Nuk ka revanshizëm, nuk ka ndasi partiake, nuk ka ndarje etnike.
Në këtë drejtim e kemi propozuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili do të zgjeroj përdorimin e gjuhës zyrtare të cilin e flasin më së paku 20 për qind e qytetarëve në përputhje me Kushtetutën dhe Amendamentin V.
Ligji u lejoji qytetarëve të komunikojnë me institucionet shtetërore në gjuhët e tyre amtare dhe me këtë më lehtë dhe në mënyrë më efikase ti realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese. Gjithashtu ligji në tërësi garanton edhe përdorimin adekuat të gjuhës maqedonase, por edhe të gjuhëve tjera të cilat janë në përdorim zyrtarë në disa njësi të vetëqeverisjes lokale.
Jam i bindur se ajo që po krijohet në Republikën e Maqedonisë si një Shoqëri e barabartë për të gjithë është një ndryshim me përfitim të përhershëm që do ta bëjë vendin vend me të cilin do të jemi krenar të gjithë.
Dhe, krenaria jonë është trashëgima jonë kulturore. Prandaj ne e mbrojmë trashëgiminë kulturore, dhe kështu e përforcojmë identitetin.
Ohri mbetet qyteti i UNESCO-s, Drejtshkrimi i gjuhës maqedonase është i lirë dhe i arritshëm për të gjithë. NE ZGJIDHIM MOSMARRËVESHJE, E PËRFORCOJMË IDENTITETIN Kemi mbrojtur Kurbinovën, Akvudtin e Shkupit dhe ikonat në Muzeun e Maqedonisë.
Në asnjë moment, para asnjë pengese nuk jemi ndalur kur është fjala për aspiratat tona për anëtarësim në NATO dhe BE.
HAPËROJMË DREJT NATO-së dhe BE-së PËR NJË MAQEDONI TË DREJTË DHE E FUQISHME NË EKONOMI.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë i vazhdon bisedimet me Qeverinë e Republikës së Greqisë. Asnjëherë nuk kemi qenë më afër zgjidhjes, ndërsa miqësia në mes dy shteteve dhe dy popujve nuk ka qenë kurrë më e madhe.
Gjuha maqedonase është e konfirmuar. Identiteti jonë maqedonas është konfirmuar.
Nuk është e lehtë kjo çështje, por Maqedonisë i duhet udhëheqësi që të ec përpara dhe jo vetëm fjalë boshe. Treguam se jemi të gatshëm të udhëheqim dhe prandaj ju ftojmë, të bashkangjiteni.
Thamë se do të ketë referendum. Qytetarët e kanë fjalën përfundimtare në referendum. Por qytetarët presin një udhëheqës dhe patriotët e vërtet sot janë ata të cilët sigurojnë një të ardhme të mirë për qytetarët.
Të gjithë e dimë se pas zgjedhjes së mosmarrëveshjes për emrin, Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-së. Jemi duke zgjedhur një problem 25 vjeçar që e tërhoqi vendin poshtë. Jemi nisur përpara.
Sot Maqedonia është mike e fqinjëve. Me të gjitha pesë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë – tregtia midis dy vendeve u rrit për 11.5 për qind.
Ky është një konfirmim që rajoni nuk mund të lejoj një cikël të rikthimit pas. Kjo është një luftë në të cilën në themelet e të kaluarës ndërtojmë një të ardhme me perspektivë.
Maqedonia është në rrugën e duhur, ndërkaq reformat themelore janë të njohura në të gjithë Evropën dhe nga të gjitha anëtarët e Bashkimit Evropian, me çka Komisioni Evropian propozoi një rekomandim të kristaltë të pakushtëzuar për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë.
Kjo do të thotë se Republika e Maqedonisë ka ndryshuar. Treguam botës se kriza politike është pas nesh.
Tani, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, i ngelet të shkruaj një kapitull të ri në historinë e vendit tonë. Ilindenin e Katërt. Historia ka një vend të veçantë në zemrat tona, por ne qytetarët e këtij vendi e kemi marrë fatin në duart tona dhe krijojmë një të ardhme të re e cila shikon përpara në të ardhmen. E ardhmja e Maqedonisë me më shumë shpresë, mirëqenie dhe perspektiv për të gjithë qytetarët e saj.
Në dëshirën për një Maqedoni të tillë, në të cilën qytetarët janë të liruar nga frika dhe paragjykimet e së kaluarës, ne i bashkojmë forcat tona, ëndrrat dhe shpresën ku identiteti ynë janë qytetarët tanë, qytetarët e Maqedonisë e cila është e njohur në Evropë dhe në botë, si paqësore dhe me perspektiv, miqësore dhe e bukur.
Vendi dhe emri Maqedoni, në të cilën çdo herë reagohet me buzëqeshje...