Fjalimi i fundëvitit i kryeministrit Zaev: Ju uroj një vit të suksesshëm, vit ekonomik dhe integrues, shëndet të mirë dhe mirëqenie për të gjithë

Qytetar të respektuar të Republikës së Maqedonisë,

Vijmë nga fundi të një prej viteve më të rëndësishme dhe më të ndjeshme për vendin tonë. Viti i integrimeve.

Nëpërmjet ndërtimit të miqësisë me fqiun tonë, Greqinë, me përgjegjësi mbyllëm një konest që Maqedoninë e tërhiqte pas gati se 27 vite. Zgjodhëm ardhmërinë në vend të izolimit.

Sot, vendi ynë është në hap për tu bërë anëtar i 30-të i Aleancës më të fuqishme në botë, NATO-s.

Përgatitemi për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, proces me të cilin po ndërtojmë shtet me standarde evropiane dhe kështu bëhemi të barabartë me qytetarët e Bashkimit Evropian.

Shtetësia konfirmohet vetëm në bashkësi me të tjerët, dhe jo në izolim.

Po ndërtojmë Maqedoninë që të jetë e pasur dhe shtet modern, në të cilin të gjithë qytetarët do të kenë jetë dhe mirëqenie të denjë, për vehten dhe për familjet e tyre. Vendi i investimeve dhe infrastrukturës moderne, vendi i solidaritetit dhe bashkësisë, ku të gjithë do të respektohemi në mes të nesh dhe do të ndihmohemi.

Të nderuar qytetarë,

Derisa po e përcjellim vitin 2018, në prag të ditëve kur në të gjithë vendin, mblidhen familjet dhe miqtë për të festuar festat, të përgatitemi për momentet e mbushura me gëzim, kënaqësi dhe prosperitet në çdo plan. Bëmë hapa të cilët mundësuan që kjo varet nga ne.Le të jemi krenarë për këtë.

Prandaj, megjithëse sfidat janë të mëdha, të gjithë ne me guxim, vendosmëri  ti bëjmë realitet dëshirat dhe qëllimet tona- vend paqësor dhe stabil, në Aleancë dhe me anëtarësim në NATO dhe BE, një Maqedoni globale dhe e drejtë, me ekonomi që funksionon për të gjithë.

Në këtë frymë të mbështesim dhe ti japim shans ëndrrës së gjeneratave tona.

Ju uroj një vit të suksesshëm, vit ekonomik dhe integrues, shëndet të mirë dhe me  shpirt të pastërt.

Gëzuar Vitin e Ri 2019!