Kryeministri Zaev dhe ministri Tevdovski: viti 2019 do të jetë vit i pagave më të larta, më shumë të punësuar dhe më tepër investime

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot mbajtën konferencë të përbashkët shtypi në të cilën i përmblodhën rezultatet nga politikat financiare-ekonomike të Qeverisë për vitin e kaluar dhe i njoftuan pritjet e këtij plani në vitin 2019.

Kryeministri Zaev, theksoi se viti që kaloi ishte vit i kthimit të integrimeve euroatlantike në krye të agjendës që pritet të përfundojnë me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, që do të mundësojë nënshkrimin e Protokollit të qasjes për ratifikimin e anëtarësimit në NATO, me të cilin nga zona e pasigurisë të plotë, Maqedonia siguron ardhmëri të sigurt dhe të siguruar, duke hapur perspektiva reale dhe të qëndrueshme ekonomike.

“Kjo na jep të drejtë, ta shohim vitin 2019, si vit i arritjes së rezultateve ekonomike, vit kur ekonomia fillon të funksionojë për të gjithë, për të cilën vendosëm baza serioze në Buxhet dhe në politikat ekonomike për mbështetjen e biznesit dhe investimeve”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se paralelisht me kushtet e vendosura për ekonomi në rritje, është vendosur edhe një sistem i tërë reformash për drejtësi sociale, si bazë për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Promovojmë tatim të ri, të drejtë, reformë në sistemin e pensionistëve që do të ndalojë rritjen e deficitit dhe rritje të mirëqenies sociale.

“Në vitin 2019 do të vazhdojë tenderi i rritjes së pagave dhe punësimit në sektorin privat, i përmbajtur me masat e Qeverisë, që do të rrisë të ardhurat në dispozicion të familjeve. Parashikojmë ulje të papunësisë në një rekord të ulët prej 20% me ndihmën e paketës së masave aktive për punësim - me vlerë 1.1 miliardë denarë, si shumë historike me e lartë në politikat aktuale të punësimit”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zaev.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbetet në përcaktimin për rritjen e mbështetjes për investimet vendase dhe të huaja, me buxhet prej 40% më të lartë në krahasim me rebalancin për vitin 2018, duke u siguruar menaxherëve dhe kompanive konkurrencë në rritje, përmes masave për depozitime të reja investuese, masave për mbështetjen e eksportit dhe pushtimin e tregjeve të reja, siguron vende të reja pune, subvencione për veprimtari inovative, zhvillim teknologjik dhe hulumtim dhe përfitime të tjera, në mënyrë të barabartë në dispozicion edhe për kompanitë vendase dhe të huaja.

“Në vitin 2018 filluam me ndërtimin e 16 investimeve të reja të huaja që do të kenë ndikim serioz në ekonominë. 250 firma vendase kanë marrë ndihmë të drejtpërdrejtë me ligjin e ri për mbështetjen e zhvillimit përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. 15 kompani kanë marrë licencë për prodhimin e vajit mjekësor të marihuanës, punësojnë 300 persona dhe presin qarkullim të përgjithshëm të kapitalit prej 100 milion eurosh. Kjo është 1 përqindje e PBB-së së shtetit. Më shumë se 15 kompani fillojnë me punë në sektorin e bujqësisë, ndërsa mbi 20 kompani janë të hapura në zonat industriale të komunave, jashtë nga ZZHTI”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri Zaev, tha se kontribut i fuqishëm për rritjen ekonomike në këtë vit pritet edhe nga bujqësia me rritjen e buxhetit për mbështetjen e bujqësisë, siç është, ndër të tjera edhe masa “Nafta e gjelbër”, për subvencionim të ekonomisë bujqësore prej 30% gjatë blerjes së karburantit për makineri bujqësore, e cila është futur për herë të parë në vendin tonë.

Fokusi i kësaj Qeverie mbetet Programi për zhvillim rajonal të barabartë, i planifikuar në nivel prej 512 milionë denarësh, që është për 107 milionë denarë më tepër në raport me rebalancin për 2018 për zhvillimin e rajoneve të planifikuara, për projekte për zhvillimin e fshatrave, si dhe Projekti për përmirësimin e shërbimeve e komunale për ndërtim të projekteve kapitale të infrastrukturës për jetë më cilësore dhe për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Në vitin 2019 vijon një lëvizje serioze në pjesën investimeve kapitale, veçanërisht në pjesën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore me prioritet të përqendruar në Korridorin VIII hekurudhor.

“Pjesëmarrja e Bashkimit Evropian dhe institucioneve të saj financiare me kredi të volitshme për projekte kapitale në Maqedoni, konfirmon se integrimi ynë dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor, njihet si investim gjeostrategjik për Evropë të qëndrueshme, të fortë dhe bashkuar, të bazuar në vlerat dhe standardet e përbashkëta”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Tevdovski, në të cilën i përmblodhën rezultatet e politikave financiare-ekonomike të Qeverisë për vitin e kaluar dhe i informuan pritjet e këtij plani për vitin 2019.

Ministri Tevdovski vuri në dukje faktin se në vitin 2018 qëllimet kyçe të politikës ekonomike u realizuan me sukses: pagat u rritën dhe punësimi është në rritje dhe se 10 reformat kyçe për përmirësimin e sistemit të financave publike në vitin 2018 kanë dhanë rezultatet e pritshme.

“Shkalla e fortë e rritjes së pagave prej 4,5% presim të vazhdojë edhe në vitin 2019. Ajo do të zbatohet edhe në sektorin privat dhe atë publik. Rritja e pagave prej 10% e mjekëve specialistë dhe 5% e personelit tjetër mjekësor tashmë është buxhetuar duke filluar nga paga e janarit; 5% rritje e pagave të punonjësve në kopshte dhe shkolla, si dhe administrata, duke filluar me pagën për muajin shtator 2019. Pagat më larta do të shpien në rritjen e shpenzimeve në ekonomi, e cila do të kontribuojë në ringjalljen e aktivitetit ekonomik”, thekoi ministri i financave Tevdovski.

Në përputhje të këtyre pritjeve, tha Tevdovski, si dhe sipas parashikimeve për mjedisin ekonomik ndërkombëtar, rritja reale ekonomike në vitin 2019 do të përshpejtohet për 3,2 %. Kjo është në përputhje me parashikimet e fundit të institucioneve relevante ndërkombëtare dhe vendase (FNM-2,8%, Banka Botërore-2,9%, BPRM-3,5%) dhe se janë përmirësuar financat publike, si qarkullimi i sistemit, që do të kontribuojnë viti 2019 të jetë vit i pagave më të larta, më tepër të punësuar dhe shumë investime.