Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, mbajti fjalim në fillim të mbledhjes për miratimin, sjelljen dhe shpalljen e ndryshimeve kushtetuese dhe të Ligjit Kushtetues, i cili filloi me përcaktimin e propozim amendamenteve 33,34,35, 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
“Kemi proces gjithëpërfshirës”, tha Kryeministri Zaev, i cili iu falënderua deputetëve të të gjithë partive dhe grupeve parlamentare të koalicionit qeverisës, Besës dhe Aleancës së Shqiptarëve, tetë deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe deputetit Panço Minov, i cili siç tha, kanë dhënë kontribut, u përfshinë në amendamentet dhe në procesin dhe “e konfirmuan e verifikuan identitetin maqedonas”, ndryshe nga të tjerët të cilët atë nuk e kanë bërë. Kryeministri Zaev iu falënderua Aleancës së Shqiptarëve dhe Besës për kontributin e tyre në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë dhe shprehu pritje se vendimet përfundimtare të Besës do të mbeten pozitive.
“Qytetarët do të jenë mirënjohës”, theksoi Kryeministri Zaev.
Ai theksoi përgjegjësinë e përbashkët “t’i udhëheqim qytetarët tanë drejt shtetit të sigurt, të qëndrueshëm, ekonomikisht të fortë, të përbashkët”.
Kryeministri Zaev porositi:
“Si për anëtarët e zgjedhur të këtij Kuvendi, përfaqësues të drejtpërdrejtë të qytetarëve, por veçanërisht si qytetarëve dhe personaliteteve me përgjegjësi, ju ftoj të jemi pjesë e atyre që do ta shpien shtetin tonë në një të ardhme më të mirë të përbashkët. Të jemi ato që shkruajnë histori dhe që na nxjerrin nga e kaluara. Të jemi pjesë e atyre që do të mbahen mend në historinë e Maqedonisë, si të zgjedhur të popullit të cilët e kanë dëshmuar guximin dhe përgjegjësinë dhe që e shpien shtetin e Maqedonisë në familjen evropiane.
Zgjedhja tjetër është që të mbahemi mend si ata që e kanë lënë atdheun e tyre në izolim dhe në haresë, ata të cilët nuk e kanë njohur shansin unik dhe të vetëm për shtetin tonë. Zgjedhja tjetër është t’i vendosim interesat partiake dhe personale të disa aktorëve politik mbi interesat e popullit tonë dhe të fëmijëve tanë dhe në mënyrë të vetëdijshme ta pengojmë të ardhmen e shtetit tonë dhe ta mbyllim derën për BE dhe NATO, me siguri për shumë dekada”.
Kryeministri Zaev, theksoi se deputetët në Kuvend janë pjesë e një momenti historik, i cili bën thirrje për bashkim, që është i nevojshëm si asnjëherë më parë:
“Vendimi juaj pozitiv këtu në Kuvend do të na shpie nën flamurin e shtetit tonë kur do të ngrihet në shtizë para selisë së NATO-s në Bruksel. T’i ngremë kokat, të ngrihemi mbi ndarjet dhe diversionet tona për të parë se si flamuri ynë valon me krenari atje para NATO-s në Bruksel”.
Kryetari i Qeverisë, Zaev vuri në dukje pritjet edhe të botës:
“Bota sheh dhe pret që ju, si përfaqësues të qytetarëve krenar të vendit tonë, do të tregoni përgjegjësi shtetërore. Zëri juaj është zë i anëtarësimit të plotë të vendit në NATO për më pak se një vjet. Zëri i juaj PËR, na vendos në familjen evropiane të kombeve në Bashkimin Evropian. Çdo votë kundër është votë për izolim, pasiguri dhe varfëri, për kriza të reja politike dhe pasiguri më të madhe edhe nga ato kriza të së kaluarës sonë”.
Kryeministri Zaev në fjalimin e tij, theksoi se dokumenti i nënshkruar më 17 qershor të vitit të kaluar, në Prespë, me miqtë dhe fqinjët tanë, “për përfundimin e kontestit që për tre dekada ishte çështje me traumë, sillte pasoja serioze dhe e pengonte progresin e vendit tonë, ndërsa nënshkrimet e kësaj Marrëveshjeje janë fillimi i fundit të pasigurisë që kërcënohej të jetë e pakuptimtë, nëse nuk inkurajoheshim dhe nëse nuk arrinim zgjidhje”.
Kryeministri Zaev, shtoi se bëhet fjalë për zgjidhje dinjitoze dhe të pranueshme në mënyrë të barabartë për të dyja palët:
“Kemi konfirmim të kristaltë dhe të qartë të identitetit maqedonas. Maqedonas, Maqedon, Maqedone, maqedonase, si në vend dhe jashtë vendit, e përkthyer pa kufizime në të gjitha gjuhët e botës, përfundimisht, identiteti maqedonas për përdorim të përgjithshëm. Greqia nuk kundërshton më të drejtën tonë për përcaktimin e vet. Gjuha maqedonase do të përdoret lirshëm kudo, në Kombet e Bashkuara, në NATO, BE, në të gjitha institucionet, aktivitetet dhe ngjarjet zyrtare. Kemi marrëveshje me tipare të qarta të veçantisë sonë maqedonase. Kemi marrëveshje për gjuhën dhe identitetin që janë maqedonase, i shtetit tonë i cili do të mbajë emër të njohur në gjithë botën, Republika e Maqedonisë Veriore”.
Ai shtoi se “”askujt asgjë nuk i kemi dhuruar dhe askush nuk na mori ndonjë gjë kur u pajtuam për përcaktimin gjeografik”.
Kryetari i Qeverisë, Zaev theksoi mbështetjen e të gjithë botës demokratike, pasi që “kjo Marrëveshje është hapi që na nxjerr nga e kaluara dhe na i hap dyert e së ardhmes evropiane të Maqedonisë”.
Kryeministri Zaev porositi:
“Procesi i ndryshime kushtetuese me amendamentet e propozuara duhet të përfundojë me Vendim për ndryshimin e Kushtetutës, që do ta miratojë Kuvendi me shumicë votash prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Ky akt solemn do të jetë kulmi i përpjekjeve tona, shprehje e angazhimit tonë, për të gjetur zgjidhje që është në interes të së ardhmes dhe qytetarëve të të dy vendeve”.
Ai theksoi rëndësinë e vendimit që do ta miratojnë deputetët në Kuvend.
“Vendimi juaj në fund të kësaj mbledhjeje na vendos më afër akteve kur do ta nënshkruajmë Protokollin e aderimit në NATO. Ne do të jemi anëtari i 30-të i NATO-s. Miku ynë Greqia do të jetë vendi i parë që do të kërkojë atë”, theksoi Kryeministri Zaev, i cili shtoi se rezultati i kësaj mbledhjeje e bën të madhe sigurinë se në muajin qershor të këtij viti, në datën e caktuar për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian – do t’i hapim kapitujt e parë”.
Kryetari i Qeverisë, Zaev theksoi se “pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë, vendi ynë nuk do të ketë më asnjë çështje të hapur me asnjë prej fqinjëve tanë”, se ne po përhapin frymë të tillë, miqësi të tillë me të gjithë fqinjët, që vendi ynë shihet si shembull për të zgjidhur kontestet, të cilën miqtë tanë e pranojnë dhe na japin njohje në marrëdhëniet ndërkombëtare, si vend me qëndrim, vend pjesëmarrës dhe jo vetëm vëzhgues dhe si vend partner i aleancave me të cilat i ndajmë të njëjtat vlera, NATO dhe BE.
“Patriotizëm është kur ua ndërton rrugën brezave të ardhshëm, duke bërë shtet të njohur nga të gjithë, për të cilin qytetarët janë krenar”, theksoi mbrëmë në fjalimin e tij në Kuvend, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.