Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në koordinim me ARM-në, me pjesëtarët e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, sot ndërmorën aksion, me helikopter të Armatës, nëpërmjet të cilit u shpërndanë produkte ushqimore dhe mjete të tjera që janë të nevojshme për banorët e fshatrave Tanushë, Brezë dhe Malinë.
Grupet e ekipeve që i koordinoi Qendra për Menaxhim me Kriza deri te këto vendbanime, të cilat janë të shkëputura për shkak të reshjeve të mëdha të borës, arritën me helikopter të ARM-së dhe kontaktuan me popullatën për të përcaktuar nevojat e tyre për ndërhyrje shëndetësore.
Në këtë aksion morën pjesë edhe ekspertë nga EVN Maqedoni për kontrollimin e largpërçuesit për të riparuar problemet me energjinë elektrike.