Kryeministri Zaev dhe drejtori për zgjerim Danielson: Bëjmë përparim dhe hapa të guximshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2019

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot priti në takim drejtorin e Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerimin e Komisionit Evropian, Kristijan Danielson, i cili, së bashku me ambasadorin e BE-së në vendin ton Samuel Zhbogar dhe me përfaqësues tjerë të misionit në Shkup, morën pjesën në takimin në të cilën u prezantua statusi aktual i procesit të integrimit të vendit tonë në BE.

Pas takimit tet-a-tet në mes kryeministrit Zaev dhe z.Danielson u mbajt edhe takimi i përbashkët me  Zëvendëskryetarin e Qeverisë së RM-së dhe ministër për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së RM-së i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me Ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska, me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe me ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov si anëtar të Qeverisë së RM-së, të angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejt për fushat në të cilat zbatohen reformat të cilat BE i piketoi si prioritet për vendin ton në periudhën aktuale raportuese për përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin euro-integrues.

Takimin e sotshëm e hapi kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev i cili në fjalimin e tij, në mes tjerash, theksoi se për vendin tonë, mbështetja e Komisionit Evropian, institucioneve të BE-së, vendeve anëtare të BE-së, të fqinjëve tanë dhe shumë lider të tjerë, ishte kyçe që fuqishëm të hapërojmë përpara dhe të kthehet Republika e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-së, për stabilitetin, kredibilitetin dhe prosperitetin e vendit ton. 

 

 

Për Republikën e Maqedonisë, viti 2018 ishte vit me domethënie historike, për zgjidhjen përfundimtare të kontestit për mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Me Marrëveshjen e Prespës dhe ratifikimin në të dyja vendet kemi mbyllur një problem i cili ekzistonte më shumë se 25 vite dhe e transformuam në miqësi stabile e cila duhet të jetë motivim dhe inspirim për të gjithë në Ballkanin Perëndimor dhe BE.

Paralelisht me këtë proces, Qeveria ka punuar me përkushtim në fushat e reformave kyçe të cilat na i ka dhënë Këshilli Evropian në qershor të vitit 2018 si kusht për fillim efikas të negociatave për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2019, gjegjësisht reformat në gjyqësor, reforma në siguri dhe shërbimet e zbulimit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe reforma në administratën publike.

“Implementimi i ligjeve dhe praktimi i vlerave të ndarjes së pushtetit, sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, do të dëshmojnë se në Maqedoni punët me të vërtet në mënyrë thelbësore janë duke ndryshuar dhe se Maqedonia meriton ti filloj negociatat në qershor të vitit 2019. Sot gjyqësori është shumë më i pavarur nga politika, mediat janë të lira dhe e kontrollojnë pushtetin, institucionet janë më transparente dhe më të afërta me qytetarët, policia i mbron të drejtat  e qytetareve, nuk kemi më përgjime të paligjshme, ligji vlen për të gjithë pa marrë parasysh se janë të fuqishëm dhe ekonomia fillon të përparoj”, theksoi kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev, më pas informoi se tani më 9 kapituj nga procesi negociues janë përfshirë dhe kaluar gjatë takimeve të përbashkëta përgatitore-sqaruese me Komisionin Evropian  dhe se kjo fazë jep përgatitje të rëndësishme për negociatat të cilat vijojnë.

“Jam i bindur se  këto standarde të reja të cilat kjo Qeveri i vendosi do të vazhdojnë dhe do të përforcohen dhe kjo do të jetë argument që Republika e Maqedonisë të ec përpara në integrimet drejt BE-së të cilat ishin gjatë kohë të ngrira. Nga miqtë tanë në BE presim vetëm vlerësim të drejt dhe korrekt të bazuar në rezultate i cili do të na jep mundësi për sukses, sukses i të gjithë  shtetit dhe shoqërisë por edhe sukses për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në.  Republika e Maqedonisë bëri përparim të mrekullueshëm dhe ndërmori hapa të guximshme dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019 do të dërgoj sinjal të fuqishëm deri te rajoni i Ballkanit Perëndimor, se procesi i anëtarësimit edhe më tej është i bazuar në merita dhe rezultate- nëse vendi kandidat jep- atëherë edhe BE jep”  tha në fjalën hyrëse në të cilin prezantohej statusi aktual i procesit të integrimit të vendit tonë në BE dhe në të cilin mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian, Kristijan Danielson.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së, i ngarkuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, potencoi se zbatimi i pakos të reformave është duke u realizuar në dinamikën e paraparë dhe i ndjek rekomandimet e Komisionit Evropian dhe e potencoi faktin se tejkalimi i pengesave politike për realizimin e reformave  në masë të madhe merr pjesë edhe në kohezionin e shoqërisë maqedonase për shkak të njohurive se reformat e afrojnë vendin drejt përcaktimit strategjik të përbashkët të qytetarëve për integrimet euro-atlantike.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së dhe Ministër për Punë të Brendshme Oliver Spasovski  në fjalimin e tij ka folur për pakon e reformave që ka të bëjë me shërbimet e sigurisë dhe të zbulimit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe theksoi se do të jetë e mbyllur në fund të periudhës raportuese të KE-së, gjegjësisht në fund të muajit prill, duke përfshirë edhe themelimin e Këshillit për mbikëqyrje qytetare të punës së shërbimeve të sigurisë.

Renata Deskoska, si Ministre për Drejtësi në takim me drejtorin e Drejtorisë për fqinjësi dhe bisedime për zgjerim të Komisionit Evropian Kristijan Danielson, informoi detajisht për sistemin e ligjeve nga gjyqësori, për Ligjin për luftë kundër korrupsionit dhe parandalimit të konfliktit të interesave si dhe kodit zgjedhor  dhe ligjeve të tjera. Ajo theksoi se të gjitha këto ligje janë miratuar ose janë finalizuar në bashkëpunim të plotë dhe gjithëpërfshirës me organet profesionale të Komisionit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare nga kjo sferë.  Ministrja e Drejtësisë Deskoska potencoi se Qeveria e RM-së është e përkushtuar maksimalisht që këto ligje të miratohen me konsensus politik dhe në bashkëpunim me opozitën si ligje kyçe për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet dhe sundimit të së drejtës.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski i prezantoi informacionet më të reja për zbatimin e Strategjisë për reforma në administratën publike, e cila përfshinë më shumë zgjidhe ligjore për administratë  shtetërore profesionale, e departizuar dhe të orientuar drejt qytetarëve. Në fjalimin e tij vend të posaçëm kishin edhe proceset reformuese për digjitalizim të shoqërisë si parakusht të shërbimeve të thjeshta dhe moderne për qytetarët si dhe çështje për sigurinë kibernetike dhe për zbatimin e metodologjive më të reja për arsimimin e aftësive informatike të nxënësve.

Ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov theksoi se në politikën e jashtme vendi ynë qëndron në prioritet tashmë të vërtetuara për integrimet euro-atlantike, për politikë të mirë fqinjësore dhe për përforcimin të miqësive strategjike me vendet partnere nga NATO dhe BE si dhe me të gjitha vendet tjera me të cilat shteti ynë ka të vendosur raporte miqësore. Ai nënvizoi se pret që Republika e Maqedonisë, me mbështetje nga BE të korr edhe një fitore historike për veten si dhe për BE-në dhe të filloj negociatat me Komisionin Evropian në qershor të këtij viti.

Drejtori i Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian, Kristijan Danielson, në takim me kryetarin e Qeverisë, së RM-së, dhe ministrat përgjegjës nga resorët me prioritet për reformat nga periudha raportuese e KE-së në prill, theksoi se në emër të KE-së, edhe njëherë i përcjell urimet për Marrëveshjen historike me Greqinë. KE edhe më tej vazhdon të jetë maksimalisht e përkushtuar në mbështetjen e Republikës së Maqedonisë në periudhën që vijon që të realizoj marrëveshjet nga viti i kaluar, hapja e kapitujve të filloj në qershor të këtij viti.

Z. Danielson theksoi se përparimi dhe përkushtimi i Qeverisë së RM-së janë të dukshme dhe se Komisioni Evropian do të vazhdoj me rekomandimet ashtu siç e bëjnë miqtë e mirë, që të realizohen interesat e përbashkëta të RM-së dhe BE-së.