Takim i Kryeministrit Zaev me përfaqësues të lartë qeveritarë të Finlandës dhe Irlandës: Urime për arritjet dhe mbështetje për reformat dhe progresin në integrimet

Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, pasdite u takua me Helen Mekenti, ministre për çështje evropiane e Irlandës dhe Samuli Virtanen, sekretar shtetëror dhe zëvendësministër në MPJ të Finlandës.

Në këtë takim u shprehën urime për arritjen e Marrëveshjes së Prespës, si mesazh pozitiv për të gjithë rajonin se ka zgjidhje të mundshme nëse ekziston përkushtim të vërtetë ndaj tyre, nëpërmjet guximit dhe lidershipit politik, ashtu siç dha shembull Kryeministri Zaev.

Gjithashtu, u konstatua se Republika e Maqedonisë është duke ecur përpara nëpërmjet procesit të reformave dhe u shpreh inkurajim se Irlanda dhe Finlanda e mbështesin dhe do të vazhdojnë ta mbështesin progresin e vendit.

Në veçanti  u diskutua për rëndësinë e arritjes në fusha kyçe siç është sundimi i të drejtës, lufta kundër korrupsionit, transparenca, respektimi i të drejtave të njeriut, investimet, hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi i ekonomisë, stabilitet dhe siguri në vend.

Kryeministri Zaev tha se anëtarësimi i Republikës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut në NATO do të thotë stabilitet dhe siguri për shtetin, por edhe për rajonin dhe se ajo hap rrugën e investimeve të reja dhe të zhvillimit ekonomik.   

-Ka interes të madh nga investitorë të cilët e njohin klimën pozitive në shtetin tonë, për investim. Kjo për ne do të thotë mundësi për t’i mbajtur të rinjtë, të ardhmen e tyre ta shohin dhe ta ndërtojnë në Republikën e Maqedonisë. Në lidhje me reformat, jemi të përkushtuar deri në fund të muajit shkurt t’i sjellim reformat që po i bëjmë në gjyqësi për pavarësi më të madhe, transparencë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.  

Punojmë me konsensus për të zgjedhur anëtarët e Komisionit të ri Kundër Korrupsionit. Në rrjedhë janë reformat në administratën publik, me qëllim të profesionalizmit më të madh. Në fazën përfundimtare, në konsultim me vendet anëtare të NATO-s, janë reformat e sistemit të sigurisë. Reformat në media kanë për qëllim gazetarinë objektive. Me gjithë këtë punë që po e bëjmë, shpresojmë se do të japim argumente të forta, në qershor, nga Këshilli i ministrave të BE-së, të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në. Vazhdoni të na motivoni, tha Kryeministri Zaev.   

Në takim u diskutua edhe për përkushtimin e Qeverisë për krijimin e fuqisë cilësore të punës edhe për nevojat e përvojave pozitive evropiane në sferën e arsimit të cilat shteti ynë është i gatshëm t’i merr parasysh.

Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen konstruktive të Finlandës dhe Irlandës. Tha se kemi vlera kulturore dhe tradicionale që mund t’i ndajmë me Evropën, se u treguam partnerë të mirë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve dhe u bëri thirrje autoriteteve të të dyja vendeve të vazhdojnë të na mbështesin në procesin e reformave, por edhe në cilësinë e jetës së qytetarëve