Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadorin Bejli dhe ushtruesen e përkohshme të detyrës përfaqësuese e re e USAID-it Greçen Birkëll: Strategjia e re e USAID-it e konfirmon partneritetin e thellë dhe afatgjatë midis popujve të vendit tonë dhe SHBA-ve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot priti në takim në Kabinetin e tij ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhes Bejli dhe ushtruesen e re të detyrës, përfaqësuese e zyrës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë, Greçen Brikëll, e cila njëkohësisht është edhe zëvendës ndihmëse administratore për Evropë dhe Euroazi të kësaj agjencie.

Kryeministri Zaev i dëshiroi mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm Greçen Brikëllit si ushtruese të detyrës përfaqësuese e Zyrës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se është i bindur se në periudhën e ardhshme, si deri më tani, USAID do të konfirmojë dhe nxit partneritetin e thellë dhe afatgjatë midis popujve të vendit tonë dhe SHBA-ve.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zaev, theksoi se më tepër se  25 vite, USAID-i jep mbështetje të madhe duke filluar nga projektet e para të Agjencisë për Mbështetje të Bujqve Vendor dhe ndërtim të institucioneve të reja demokratike dhe ka qenë e pranishme pothuajse në çdo aspekt të ekonomisë dhe shoqërisë së Maqedonisë. Në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, sektorin privat dhe Qeverinë, USAID-i ndihmon në forcimin e proceseve demokratike, institucioneve dhe shoqërisë civile dhe i ndihmon Republikës së Maqedonisë t’i ndërtojë kapacitetet e saj në përputhje me nevojat e një shoqërie moderne, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se ky takim realizohet në ditën kur aleatët e NATO-s nënshkruajnë Protokollin për aderim në Aleancë, e cila paraqet realitet të ri dhe perspektiva të reja për vendin që së shpejti do ta njohin si Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ushtruesja e detyrës përfaqësuese e Zyrës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë, Greçen Brikëll, theksoi se me të vërtetë është privilegj të takohesh me Kryeministrin në këtë ditë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe shtoi se USAID vazhdon të mbështesë vendin me strategji dhe programe të reja.

Zonjusha Brikëll njoftoi organizimin e aktivitetit koordinues të donatorëve, për të cilën kërkoi që pjesëmarrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të përqendrohet në dhënien e prioriteteve më të rëndësishme të vendit, që të arrihen efekte maksimale nga programet e donatorëve të USAUD-it dhe agjencive dhe vendeve të tjera donatore, duke theksuar se me interes të agjencisë që përfaqëson është zhvillimi dhe mbështetja e projekteve me partneritet publik-privat, si koncept i cili i bashkon interesat e qytetarëve dhe komunitete e tyre, me interesat e institucioneve publike dhe biznesit privat.