Të nderuar,
Për herë të parë pas 7 vitesh kolaps dhe stagnim të ekonomisë maqedonase, më në fund shteti regjistron rritje të PBV-së prej 3 përqind në tremujorin e tretë të vitit 2024.
Si Qeveri, premtuam fillim të fuqishëm dhe punë me nikoqirllëk. Kjo po realizohet.
Po vijnë rezultatet e para, sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rritje e Prodhimit Bruto të Vendit (PBV) prej 3 përqind gjatë tremujorit të tretë, përkatësisht në muajt korrik, gusht dhe shtator.
Kjo rritje prej 3 përqind të BPV-së për ekonominë maqedonase është më e larta në krahasim me vendet e rajonit dhe të Evropës.
Për krahasim, vetëm pesë vende anëtare të BE-së kanë një normë më të lartë rritjeje në tremujorin e tretë, ndërsa në rajon, dy vende anëtare të BE-së, Greqia dhe Bullgaria, kanë një normë më të ulët rritjeje prej 2.4 përqind. Rumania është me një bilanc negativ prej -0.3 përqind, ndërsa Sllovenia ka 1 përqind. Normat e rritjes janë negative për Estoninë, Austrinë, Letoninë, Gjermaninë dhe shtete të tjera.
Si Qeveri, presim rritje të PBV-së edhe në tremujorin e katërt, me çka në nivel vjetor do të arrinim rritje prej 3 përqind, që është shumë më tepër se parashikimi prej 1.8 përqind nga Banka Botërore.
Si Qeveri, ndërmarrim masa dhe jemi të fokusuar në realizimin e investimeve kapitale, si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, me qëllim që të lëvizim ekonominë dhe të nxisim zhvillimin ekonomik.
Premtuam dhe u zotuam si Qeveri se do ta transformojmë Maqedoninë përpara.
Këto shifra janë tregues që Qeveria po punon me përkushtim, përgjegjësi dhe po i realizon premtimet e dhëna qytetarëve.
Ekonomia është segmenti më i rëndësishëm i punës së Qeverisë.
Vazhdojmë me përkushtim!