Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot priti Misionin Këshilldhënës të Ramsarit, të kryesuar nga Flore Lafaye, që po qëndron në vendin tonë për të dhënë këshilla dhe rekomandime ekspertësh se si të trajtohet dhe menaxhohet Liqeni i Prespës, që është në listën e zonave të mbrojtura Ramsar që nga viti 1996, ndërsa vite me radhë po ballfaqohet me problemin e uljes konstante të nivelit të ujit.
Liqeni i Prespës, tha Mexhiti në takim, po përballet me një ulje të ndjeshme të nivelit të ujit në vitet e fundit, gjë që përbën një kërcënim serioz për sistemin e tij ekologjik.
‘Ndryshimet klimatike, përdorimi i ujit për ujitje, rrjedhjet nëntokësore janë disa nga kërcënimet më të mëdha me të cilat të gjithë duhet të përballemi dhe t'i zgjidhim. Këto probleme nuk mund të presin dhe prandaj nevojiten veprime urgjente dhe të koordinuara’ tha Mexhiti duke theksuar se vendi po bën përpjekje të konsiderueshme në përmbushjen e kërkesave të BE-së dhe Marrëveshjes së Gjelbër për mbrojtjen e natyrës dhe ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e ujërave.
Mexhiti falënderoi Misionin që iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe i uroj suksese në punë, I cili do të viziton pjesë të Liqenit të Prespës në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Greqi, për të bërë analiza se pse ky fenomen po ndodh.
Përfaqësja e Konventës së Ramsarit znj. Flore Lafaye tha është e lumtur që gjendet në Maqedoninë e Veriut, dhe vlerësoi kujdesin e shtuar që përmes aktivitetve të shumta po e zbaton Ministria e Mjedisit.
‘Jam shumë e lumtur që qeveritë e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë po bashkëpunojnë jashtëzakonisht mire rreth Liqeneve të Prespës, që janë perla europiane për biodiversitetin që kanë dhe gjithashtu për kontrubutin ndaj njerëzve, andej unë do të dua të vazhdon kjo vëmendje dhe ky kontribut të rritet edhe me ndihmën e BE-së, UNDP-së dhe GEF-it, dhe në bashkëpunim me tre qeveritë të arrijmë rezultatet që I dëshirojmë për zgjidhjen e këtij problemi’, tha Lafaye.
Ministria e Mjedisit e Maqedonisë së Veriut kërkoi nga Sekretariati i Konventës Ramsar vizitën e Misioni Këshillues, ndërsa kësaj kërkese iu bashkuan më vonë edhe Shqipëria dhe Greqia, me ç’ rast pjesë e takimit ishin përfaqësuesit nga Shqiperia, Jula Selmani, Përgjegjëse e Sektorit të Ofrimit të Projekteve nga Agjencia Kombëtare e Zonës së Mbrojtur, dhe nga Greqia Lito Papadopulu, Drejtuese e Njësisë së Menaxhimit të Parkut Kombëtar Prespes dhe Zonave të Mbrojtura dhe Vivi Rumelitu, koordinatore e departamentit të politikave.
Konventa e Ramsarit është një marrëveshje ndërkombëtare e themeluar në vitin 1971, ndërsa zona e parë e shpallur ishte Liqeni i Prespës me Parkun Natyror Ezerani në vitin 1996, më pas Liqeni i Dojranit në 2008, ndërsa në vitin 2021 në listë u shtuan edhe Liqeni i Ohrit dhe Këneta e Studençishtës.