Takim i kryeministrit Zaev me ambasadoren britanike Galloway: Anëtarësimi në NATO është fitore e madhe për shtetin që hap përfitime ekonomike, me rëndësi është të mbetet përqendrimi në reforma

Takim i kryeministrit Zaev me ambasadoren britanike Galloway: Anëtarësimi në NATO është fitore e madhe për shtetin që hap përfitime ekonomike, me rëndësi është të mbetet përqendrimi në reforma

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,  Zoran Zaev sot u takua me Rachel Galloway, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Ambasadorja Galloëay i uroi kryeministrit Zaev nënshkrimin e Protokollit për anëtarësimin e RM-së në NATO. Ajo theksoi se integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është fitore e madhe për shtetin për shkak se hap perspektiva për përfitime të dukshme ekonomike. Mbretëria e Bashkuar planifikon që sa më shpejt të hap procedurë për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e RM-së, në NATO. Galloway e inkurajoi shtetin, të vazhdoj me përqendrimin në procesin e reformave, që sjell rezultate për kualitetin e jetesës së qytetarëve.

Kryeministri Zaev deklaroi se në moment është rumbullaksimi i reformave të sigurisë, se në fund të muajit shkurt pritet që në Kuvend të votohen me konsensus ndryshimet e ligjeve që kanë të bëjnë me reformat në sistemin gjyqësor, që vijojnë reformat për profesionalizimin e administratës publikes, si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të pavarur politikisht anëtarë të Komisionit për Anti-korrupsion.

“Anëtarësimi në NATO për shtetin tonë do të thotë paqe të  brendshme të qëndrueshme dhe kontribut për paqen në Ballkan si dhe rast për zhvillim ekonomik, gjë që qytetarët e presin me viti. Është shprehur interes nga më shumë investitor të huaj për hyrje në shtet, pas hapjes së perspektivave atlantike. Jemi të inkurajuar nga përfaqësuesit e lartë të BE-së se nëse tregojmë zbatim të reformave thelbësore, pritëshmërit janë real që vendi ynë në qershor të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në.  Ky është motivim për institucionet që të tregojnë rezultate. Përcaktimi im si është si Qeveri të mbetemi të përqendruar drejt këtyre qëllimeve. Pres rezultate më të mëdha në planin ekonomik për qytetarët,” tha kryeministri Zaev.

Në takimin e kryeministrit Zaev me ambasadoren britanike Galloway është biseduar se Ballkani mbetet në fokusin e Mbretërisë së Bashkuar dhe suksesi diplomatik në Republikën e Maqedonisë është shembull për kontribut në stabilitet dhe siguri, në rajon dhe në korniza më të gjëra.

Është shprehur pajtueshmëri se ekzistojnë mundësi të mëdha për thellimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar edhe në pjesën e tregtisë dhe ekonomisë.