Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati fjalim në darkën solemne me rastin e çmimit “Evald von Klajst”, që në Konferencën e Munihut iu nda atij dhe Kryeministrit Aleksis Cipras për kontributin e veçantë për paqe dhe stabilitet në botë dhe për afirmimin e parimeve të aleancës transatlantike – NATO, të cilën ua përcjellim në tërësi:
Të dashur miq, ju falënderoj! Falënderim të përzemërt deri te Kryeministri i Bavarisë, zotëri Fllorijan Hamer, falënderim i sinqertë për mikun e dashur, Maas, ministër i jashtëm federal i Republikës Federale të Gjermanisë, ju falënderoj për këtë mbrëmje të mrekullueshme.
Dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe t’i falënderoj popullit tim, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndërmjetësuesit të OKB-së Metju Nimic, i cili ka punoi me dekada duke u përpjekur të gjejë zgjidhje për kontestin afatgjatë.
Dua t’i falënderoj komisarit Han i cili është këtu, që na inkurajon dhe zonjushës Mogerini, si dhe të gjithë liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe veçanërisht Kancellares Merkel.
Nënkuptohet, dua t’i falënderoj mikut tim Aleksis Cipras dhe ekipit të tij, ministrave Kocijas dhe Dimitrov dhe anëtarëve të ekipeve të tyre, si dhe ekipit të këshilltarëve të mi në krye me Dane Taleskin.
Unë dhe Aleksis sonte dëshirojmë t’u flasim për një Ballkan të ndryshëm.
Kam tre fjalë kyçe që përshkruajnë suksesin e miqësisë sonë:
Shpresë. Dialog. Unitet.
Kisha dhe kam shpresë. Shpresë për ta fituar regjimin, shpresë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët tanë dhe shpresë për t’u bërë anëtare e BE-së dhe NATO-s.
Edhe të gjithë na thanë se nuk është e mundur, kisha shpresë për zgjidhje dhe për një të ardhme më të mirë.
Dialog. Kur të gjithë flisnin për linja të kuqe, unë dhe Aleksis vendosëm t’i tejkalojmë linjat e kuqe që vetëm do të na thellonin në hendeqe. U kthyem kah komunikimi i hapur dhe i sinqertë pa agjenda të fshehura. Vendosëm të kujdesemi për njëri tjetrin, të kemi tolerancë dhe t’i njohim problemet dhe sfidat e tjetrit.
Dhe së fundmi, unitet. Bota globale është e vogël dhe aktualisht e zëshme, gjithçka është e lidhur. Gjërat më të rëndësishme mund të jenë shumë të vogla dhe të qeta. Prandaj, duhet të punojmë së bashku për të siguruar paqen, për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar prosperitetin.
Evropa dhe Ballkani sot bëhen unik – Ballkani si një vend i ri i shpresës, si një vend për dialog dhe unitet, si një vend për stabilitet dhe bashkëpunim.
Nuk ka më ndarje majtas dhe djathtas në Evropë. Koj është kohë për unitet dhe bashkim të forcave progresive, të cilët mund të jenë edhe të majtë edhe të djathtë, liberale dhe të tjera, me qëllim që të ngrihen mbi forcat retrograde dhe nacionalizmin. Kjo është kohë e zgjidhjes – të shkojmë përpara ose të kthehemi prapa.
Dua t’u njoftoj se e ndaj këtë çmim edhe me mikun tim të dneruar dhe Kryeministër të Bullgarisë, Bojko Borisov. Me Marrëveshjen që arritëm me Bullgarinë, më vonë u bë më lehtë të arrijmë edhe këtë Marrëveshje të njohur me Greqinë. Dua të ndaj këtë çmim edhe me liderët e tjerë të vendeve ballkanike.
Por, para së gjithash këtë çmim ua përkushtojmë të gjithë të rinjve të Ballkanit. Kjo arritje është për ta. Ato janë arsyeja për aktivitetin tonë. Atë që bëjmë sot është bazë për atë që ju – të rinjtë – gjeneratat tona të ardhshme, do ta krijojnë nesër.
Edhe një herë, Falënderim deri te Konferenca e Munihut për Siguri. U falënderojmë për këtë çmim të lartë.