Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i financave, Dragan Tevdovski, sot pranuan delegacionin e Lëvizjes Anti-Bixhoz nga Tetova.
Përfaqësuesit e Lëvizjes Anti- Bixhoz, të nxitur nga shqetësimi për të rinjtë dhe nga afërsia e objekteve të lojërave të fatit, dorëzuan kërkesë sipas të cilave bastoret dhe kazinot do të zhvendosen nga afërsia e institucioneve arsimore dhe vendbanimeve, si dhe të sigurohet mënyra sesi një pjesë e të ardhurave nga lojërat e fatit do të destinoheshin për programet e komuniteteve lokale ku operojnë kompanitë lokale të lojërave të fatit.
Kryeministri Zaev dhe ministri Tevdovski në takim theksuan se Qeveria e RVM-së me vëmendje përcjellë debatet me këtë temë dhe se institucionet kompetente do t’i analizojnë të gjitha argumentet e Lëvizjes Anti-Bixhoz nga Tetova, sidomos për faktin që shqetësimi i Lëvizjes ka të bëjë pikërisht me fëmijët dhe të rinjtë.