Promovohet sistemi “Një pikë shërbimi”: Më tepër shërbime dhe informata elektronike në një vend, reformat sjellin rezultate të dukshme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, sot në Shkup, paralajmëruan hapjen e projektit “Një pikë shërbimi” që do të mundësoj në një vend të merren më shumë shërbime nga më shumë ministri dhe institucione shtetërore, me çka në mënyrë të dukshme do të reduktohet koha e pritjes së qytetarëve gjatë marrjes së shërbimeve dhe do të kontribuojë për krijimin e administratës publike si shërbim i vërtet për qytetarët.

"Kjo ngjarje nuk mund të organizohej në një kohë më të mirë, sepse ndodh në një kohë kur vendi ynë në muajt e ardhshëm duhet të japë rezultate të dukshme në reformat, duke përfshirë ndryshimet e reformës në administratën publike. Në këtë objekt qytetarëve  u mundësohet që në një lokacion të marrin më tepër shërbime pa pasur nevojë që të shkojë nga institucioni në institucion  dhe me  ketë të kenë kohë më të vlefshme të cilët nuk do ta harxhojnë në mënyrë joproduktiv ", tha Zaev, i cili vetë e provoi atë procedurën e nxjerrës së certifikatës  të shtetësisë, në një sportel, në një procedurë që zgjati disa minuta.

Kryeministri Zaev, para qytetarëve të cilët u gjendën në këtë hapësirë, anëtarët e Qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, theksoi se Qeveria është e përkushtuar në angazhimin për ndërtimin e sistemit të shërbimeve publike, të administratës efikase publike, e cila në qendër të vëmendjes së saj gjithmonë ka interesin të ofrojë shërbime me cilësi të lartë për qytetarët.

Në këtë “Një pikë shërbimi” duhet të shihet si një hap më shumë drejt transformimit të aparatit shtetëror burokratik në shërbim të qytetarëve si strategji të kësaj Qeverie. I falënderojmë të gjithë ministrit dhe agjencitë shtetërore që kanë punuar shumë për tu bashkuar e gjithë kjo në një sistem modern. Ju urojë punë të suksesshme në transformimin e mëtejshëm të më shumë qendrave të këtilla të cila do ti afrojnë shërbimet drejt qytetarëve, dhe jo anasjelltas,” porositi Kryeministri Zaev.

Ministri Mançevski, informoi se promovimi i sotëm i “Një pikë shërbimi” është vetëm fillimi i një projekti për vendosjen e këtyre zyrave, në formën “Një pikë shërbimi” edhe në qytete tjera  në Maqedoninë e Veriut.

 

“Tani më veç kemi projektuar zgjidhje për “Një pikë shërbimi” në qytetet tjera.

Atje shkojmë një hap përpara dhe tërësisht do ti heqim sportelet. Qytetarët do të ulen në një tavolinë të njëjtë me të punësuarit në institucionet dhe do të bashkëbisedojnë. Pa barriera dhe  të barabartë në komunikim të drejtpërdrejt me njeriun. Një pjesë e këtyre zyrave do të hapen me redifinimin e klubeve të Internetit që ekzistojnë në qytete, dhe atje ku këto hapësira nuk i plotësojnë parakushtet do të sigurohet një vend tjetër,” u shprehë Mancevski, i cili nënvizoi se me ndryshimet qëllimi kryesore është të bëhet ndryshimi i imazhit të administratës publike duke ndryshuar mënyrën në të cilën qytetarët dhe ndërmarrjet i marrin shërbimet.

“Sporteli është kontakti i parë dhe më i drejtpërdrejt në mes qytetarit dhe administratës. Prandaj, insistojmë në kontakt të drejtpërdrejt pa barrierat e mirënjohura në sportele, të cilat ekzistonin në mes qytetarëve dhe të punësuarve në administratë. Për këtë qëllim i hoqëm edhe dritaret nga sportelet. Të gjithë janë njësoj dhe të gjithë janë të barabartë. Administrata është shërbim për qytetarët, dhe për të punësuarit në sportelet janë pjesë e qytetarëve,” vlerësoi Mançevski.

Me sistemin "Një pikë shërbimi", e cila ndodhet në rrugën Dimitar Vllahov. 4, në ndërtesën e vjetër të "Bankës Komerciale" prapa Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë  së Veriut, qytetarët në një vend do të mund të marrin disa dhjetëra shërbime dhe informacione edhe atë nga  institucionet e mëposhtme: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Agjencia për kadastër dhe patundshmëri,Agjencia për  punësim, Ministria e Punës dhe politikës sociale, Regjistrit Qendror, Fondi për sigurim shëndetësor, Drejtoria për udhëheqjen me  librat amë, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor.

Sportelet punojnë në dy ndërrime deri në orën 19:30