Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Olta Xhaçkën, ministre e Mbrojtës së Republikës së Shqipërisë. Në takim është përshëndetur udhëheqësia e përgjegjshme e Kryeministrit Zaev, që mundësoi arritjen e marrëveshjes me fqinjin jugor të shtetit tonë dhe realizimin e Marrëveshjes së Prespës. Është vlerësuar se Marrëveshja është shembull se si zgjidhen çështjet dypalëshe, përderisa ekziston vullnet politik i sinqertë, me çka Marrëveshja e Prespës është përfitim si për shtetin tonë, por ashtu edhe për përparimin e gjithë rajonit.
Gjithashtu në, takim u shpreh mbështetje nga Republika e Shqipërisë për integrimin e hapura të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe falënderim nga Kryeministrit Zaev për homologun e tij shqiptar, Kryeministrin Edi Rama, për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe për qytetarët e Shqipërisë, për mbështetjen e NATO integrimeve të vendit tonë.
“Integrimi në NATO do të thotë paqe dhe stabilitet, por dhe ekonomi më të mirë për qytetarët tanë. Tani më është rritur numri i investitorëve të cilët investojnë ose kanë paralajmëruar që do të investojnë në vendin tonë. Kjo është një përfitim i madh për cilësinë e jetesës të qytetarëve në shtetin tonë, pas politikave për fqinjësi të mirë, pas të cilave qëndruam dhe mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët tanë, si dhe konceptin integrues të shtetit tonë, një shoqëri për të gjithë qytetarët, “ tha Kryeministri Zaev.
U konkludua se të dyja vendet, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, me miqësinë e tyre të sinqertë, krijojnë kushte për zhvillimin e bashkëpunimit, si dhe kjo qasje ndikon pozitivisht në aspiratat dhe pritjet evropiane të të dyja shteteve dhe rajonit.
“Në rast se e rrisim bashkëpunimin në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të kemi respekt edhe më të madhe nga Bashkimi Evropian,” tha Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë, Zaev inkurajoi për rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe tha se shteti ynë është i përgatitur të ndjek përvojat pozitive për investim në Armatë sipas standardeve të NATO-s. Ai informoi se vijojnë reformat në shtetin tonë në më tepër fusha, si dhe në fazë përfundimtare janë reformat në sektorin e sigurisë të cilat realizohen në bashkëpunim me vendet anëtare në NATO.
Në takim është konstatuar se me sukses realizohet bashkëpunimi në mes dy shteteve në fushën e lidhjes infrastrukturore dhe të energjetikës, si dhe që hapen mundësi për zgjerim në fusha të tjera të rëndësishme për qytetarët e të dyja vendeve dhe të rajonit.