Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot e priti në takim delegacionin e Republikës së Shqipërisë të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës ministër për Evropë dhe Punët të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.
Kryeministri Zaev, duke i dëshiruar mirëseardhje delegacionit, në takim theksoi se edhe kjo vizitë e konfirmon miqësinë e ngrohtë në mes dy vendeve, pa çështje të hapura dhe me drejtime të përcaktuara për përforcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverive dhe qytetarëve të të dyja vendeve. Njëherit u falënderua për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetari i Qeverisë së RMV, Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë kanë një numër të madh interesash të përbashkëta të cilat janë një kapital serioz për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore afatgjata, me projekte të cilat janë me interes të veçantë për qytetarët e të dyja vendeve.
Përveç interesave të përbashkëta strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria punojnë me përkushtim për lidhjen infrastrukturore të të dyja vendeve, e cila pritet që këtë vit të fitojë dinamikë të re me finalizimin e përgatitjeve për fillimin e punës në linjën hekurudhore nga Kërcova drejt Linit në Shqipërinë fqinje, si dhe me përfundimin dhe lidhjen e pjesës së autostradës Kërçovë- Ohër me Qafë Thanën.
Me këto projekte, si dhe me bashkëpunimin në sferën e energjetikës, hapen mundësi shtesë për bashkëpunim me ekonominë, si potencial për thellimin e miqësisë mes dy vendeve dhe popujve të tyre, nga të cilat dalin edhe përfitimet për projekte të reja për bashkëpunim edhe në arsim dhe kulturë, tha Kryeministri Zaev në takimin me delegacion e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të këtij vendi fqinj, Gent Cakaj.
Ushtruesi i detyrës ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, në takim falënderoi për mundësinë që delegacioni të takohet me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zaev dhe shprehu kënaqësinë e tij personale dhe të Qeverisë së vendit të tij dhe Kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe mbështetjen e ndërsjellë mes dy vendeve të cilat kanë shënuar rritje në dy vitet e fundit. Në këtë drejtim, ai në takim informoi se Qeveria e Shqipërisë i përfundon punët administrative për fillimin me punë të Qendrës Kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe se shqyrtohet mundësia për hapjen e Qendrës Kulturore të Republikës së Shqipërisë në Shkup.
Ushtruesi i detyrës ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, Kryeministrit Zaev ia dorëzoj letrën me të cilën Kryeministri Edi Rama e fton Kryeministrin Zaev në vizitë zyrtare në Tiranë dhe ia përcolli urimet për përfundimin me sukses të dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, si dhe për procedurën për ratifikimin e Protokollit për pranimin e vendit tonë në NATO.
Kryetari i Qeverisë së RMV Zoran Zaev, i falënderoi për ftesën dhe paralajmëroi se me kënaqësi do të vizitoj Republikën Shqipërisë, si një vend mik i cili e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë gjithë këtij procesi, si dhe si vend partner që kujdesen për të njëjtat vlera kur është në pyetje e ardhmja e përbashkët e rajonit.