Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar u takuan edhe me Kryetarin e Klubit të deputetëve, Liviu Dragnea, si dhe me Zëvendëskryetarin e Senatit të Rumanisë, Julian Kllaudiu Manda.
Në Klubin e deputetëve u njoftua se dje njëzëshëm u ratifikua Protokolli për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. U shprehën urime se shteti ynë shkruan histori, si në vend, ashtu edhe në rajon dhe në Evropë, nëpërmjet politikave vizionare dhe mënyrën sipas së cilës i është qasur dhe janë zgjedhur çështjet më të rëndësishme për të ardhmen.
Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e madhe të Rumanisë dhe për atë që vendi është ndër të parët që iu qas nënshkrimit të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Falënderojmë për respektin. Për ne anëtarësimi në NATO është qëllim i madh strategjik. Të rëndësishëm janë paqja, stabiliteti, siguria, por këto kanë domethënien edhe të ekonomisë. Qëllimi ynë është t’i konfirmojmë perceptimet se Maqedonia e Veriut mund të jetë edhe “çudi ekonomike”
Në këtë drejtim, në veçanti i është kushtuar vëmendje forumit të planifikuar të biznesit të të dyja vendeve, intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit të përvojave në planin ekonomik. Është biseduar edhe për avancimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit, lidhjes së gazifikimit, infrastrukturës.
Në Senat, ku duhet të rrumbullakohet ratifikimi i Protokollit për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, u paralajmërua se rrjedhin procedura të përshpejtuara që kjo të ndodhë gjatë javës në vijim.
U shprehën urime për qasjen e guximshme të Kryeministrit Zaev në zgjidhjen e çështjeve politike në mënyrë evropiane.
Kryeministri Zaev i përshëndeti të gjitha përpjekjet e Rumanisë për integrimet euroatlantike të vendit tonë, me shpresë se nga kryesimi rumun në BE, do të hapen negociatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në.