Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë mbledhjen e 126-të të rregullt me më shumë pika në rendin e ditës nga Programi i saj për punë gjatë këtij viti e që janë në interes të qytetarëve.
Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë do të shqyrtohet raporti vjetor për vitin 2018 për punën e Agjencisë për Energjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me propozim të SHA “Elektranat e Republikës së Maqedonisë së Veriut” do të shqyrtohet propozim vendimi i bordit udhëheqës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të kësaj Shoqërie Aksionare.
Me propozim të Agjencionit për Ushqim dhe Veterinari, ministrat sot do të vendosin për ndryshimin e vendimit për lartësinë e kompensimeve dhe për zbatimin e sistemit të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve njwherit dhe lartasin e kompensimit për kontrollet zyrtare shtesë.
Do të shqyrtohet edhe informatë për reafirmimin e punës së Këshillit për bujqësi dhe zhvillim rural me propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e Këshillit për bujqësi dhe zhvillim rural. Gjithashtu do të shqyrtohet edhe informata për nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Ministrisë për Politikat në Bujqësi, Ushqim dhe Pylltari në Republikën e Italisë dhe Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhimin e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë.
Me propozim të Ministrisë për Punë të Brendshme në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet propozimi për ngritjen e procedurës për negociata që kanë për qëllim arritjen e Protokollit për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër tregtisë me njerëz ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Në mbledhjen e sotme ministrat do të kenë mundësi të shqyrtojnë informatën për kontributin e Republikën e Maqedonisë së Veriut në fondet e besueshme të NATO-s, në kuadër të iniciativës për ndërtimin dhe përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të sigurisë me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Njëkohësisht me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes do të vendoset për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen në aktivitet trajnues “Vigorous Warrior 19” në Republikën e Rumanisë.