Kryeministri Zoran Zaev nga tribuna me qytetarët e Kumanovës: Krijojmë model për zgjidhjen e çështjeve politike, por nëse vazhdojmë me këtë ritëm, mund të bëhemi shembull ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mori pjesë dhe mbajti fjalim në tribunën e 6-të “Shoqëri e drejtë – mundësi për të gjithë” me qytetarët dhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit, që sot u mbajt në Kumanovë.

Duke e cilësuar si qytet të sfidës,  Kryeministri Zaev qytetarëve të Kumanovës dhe komunës u uroi për paqen e siguruar të përhershme, sepse, siç tha Kryeministri Zaev, anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet i përhershmesh. Ky stabilitet, siç theksoi Kryeministri Zaev, tashmë është realitet, pasi që 8 nga 29 anëtarët e Aleancës e ratifikuan Protokollin për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

 

Para qytetarëve të Kumanovës, Kryeministri Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull për të tjerët, si përmes marrëveshjes dhe dialogut zgjidhen problemet e mëdha të ndërlikuara. Vendi, siç tha Kryeministri, krijoi model se si forcohen marrëdhëniet e mira fqinjësore.

"Marrëveshja me Greqinë është shembull i përkryer dhe implementimi  i tij tanimë i sjell rezultatet e para dhe të gjithë e ndiejmë reflektimin. Për më pak se 6 muaj nga marrëveshja, vitin 2018 e përfunduam me 624,5 milionë investime të huaja, që është shumë 4 herë më e madhe në krahasim me vitin 2017”, theksoi ndër të tjera Kryeministri Zaev.

Para qytetarëve të Kumanovës, Kryeministri Zaev shtoi se që nga fillimi i punës para 21 muajve, Qeveria është e përkushtuar për hapjen e perspektivave për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për qytetarët e saj.

“"Papunësia në vend është në nivelin më të ulët historik dhe arrin 19,4%, që është rënie për 3,6% vetëm për një vit. Janë hapur 26.600 vende të reja pune. Njëkohësisht, janë përmbushur pritjet e Qeverisë, për rritjen e PBB-së në tremujorin e katërt  në vitin 2018 dhe ai arrin 3,7%”.  Pagat edhe më tej rriten. Edhe pse presim deri në fund të 2020, besoj se deri në fund të këtij viti paga mesatare do të arrijë deri në 500 euro”, theksoi Kryeministri Zaev.

“Nëse vazhdojmë me këtë trend”, theksoi Kryeministri Zaev, "përveç një shembulli politik, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë një shembull ekonomik".

Në tribunën e sotëm, Kryeministri Zaev edhe një herë përsëriti masat që i miratoi, Qeveria, të cilat  kontribuuan për kursime të mëdha te qytetarët, siç është tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike dhe heqja e taksës radiodifuzive.

Në fjalimin e tij para qytetarëve të pranishëm në tribunë, Kryeministri Zaev, theksoi edhe një pjesë të projekteve që janë të rëndësishme për Kumanovën dhe rajonin e Kumanovës, si zëvendësimi dhe instalimi i ujëmatësve të amvisërive, të kombinuar, industrial dhe ultra të zëshëm dhe  integrim i tyre në sistem të largët të leximit në sistemin e furnizimit me ujë të komunës së Kumanovës,  me vlerë 1.6 milionë euro, më pas projekti për shfrytëzim dhe mirëmbajtje të një pjese të sistemit të furnizimit me ujë të qytetit të Kumanovës, me vlerë 747 mijë euro, si dhe ndërtimi i stacionit për spastrimin e ujit të pijshëm për sistemin rajonal të furnizimit me ujë në Likovë.

Në drejtim të zhvillimit të këtij rajoni, siç shtoi Kryeministri Zaev, është synimi i 47% më shumë para për mbështetjen e sektorit të biznesit, me qëllim përfundimtar të hapjes së vendeve të reja të punës dhe pagave më të larta që do t'i tërheqin të rinjtë.

“Tani nuk kemi ç’të themi , Republika e Maqedonisë së Veriut mund të jetë vend i denjë për të jetuar. Krijojmë kushte për të cilat të gjithë do të duan të mbeten këtu", përfundoi Kryeministri Zaev në fjalimin e tij të hyrës në tribunën e sotme  me qytetarët "Shoqëri e drejtë - mundësi për të gjithë ", që u mbajt në Kumanovë.