Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov në kuadër të vizitës së punës në Republikën Federale të Gjermanisë morën pjesë në brifingun para Komisionit për BE në Bundestagun Gjerman.
Para Komisionit për BE ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov referuan për rrjedhën e zbatimit të reformave për integrimin evropian të vendit, zbatimi i ligjeve të marra evropiane, si dhe implementimi i detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Në fjalën e tij Ministri Dimitrov theksoi: “Këtu jemi sepse besojmë se kemi argumente të mjaftueshme që të ju bindim se vendimi për fillimin e negociatave është e merituar dhe se hapja e rrugës drejt BE-së do të jetë inkurajim i fuqishëm për qëllimin deri ku duam të arrijmë – demokraci moderne evropiane. Gjithashu kjo do të jetë edhe mbështetje e qartë për një lloj udhëheqësie që na nevojitet më shumë në rajon. Udhëheqësi që synon në mënyrë evropiane të zgjidh problemet dhe të krijojë ardhmëri”.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme ti filloj negociatat me Bashkimin Evropian që sot. Suksesi i vendit krijoi realitet të ri në Ballkan, dhe njëkohësisht është me siguri tregimi më i suksesshëm evropian në rajon; shembull i dukshëm për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor – qartë duke treguar fuqinë transformuese të idesë evropiane” theksoi Zëvendëskryeministri Osmani. Gjithë këtë e arritëm me lëvizje të guximshme drejtuese, me fokus të vendosur dhe punë të përkushtuar, dhe për këtë arsye detyrim i yni është që për këtë progres tonin t’i bindim të gjitha vendet anëtare, veçanërisht ato mbështetja e të cilave kahëson rrjedhën e politikave në gjithë Unionin”, shtoi Osmani.
Më parë ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov u takuan me deputetin Johan Vadeful, mbajtën takim zyrtar me Kryetaren e CDU, Anegret Kramp-Karenbauer, si dhe me Ministrin Shtetëror për Evropë të Gjermanisë, Mihael Roth.