Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadorin finlandez, Ikonen: Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi se janë të mundshme ndryshime të shpejta pozitive, mbështetje nga Finlanda që vendi këtë verë të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Perti Ikonen, ambasador i Republikës së Finlandës, i cili përfundon mandatin e tij në vend.

 

Në këtë takim u vërtetua mbështetja e Republikës së Finlandës për politikat për zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe mbështetja Republika e Maqedonisë së Veriut, këtë verë të marrë datë për bisedime me BE. Është konstatuar se Marrëveshja e Prespës është një e arritur e çmuar, si për shtetin tonë ashtu edhe për rajonin dhe Evropën, pasi që është shembull se me politika të sinqerta të dialogut, mundësohet zgjidhja e çështjeve dypalëshe. Është vlerësuar se politikat efikase të Kryeministrit Zaev dhe Qeverisë janë dëshmi se janë të mundshme ndryshime pozitive në një afat të shkurtër kohor, si dhe është shprehur inkurajim, Republika e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë në këtë rrugën për një të ardhme më të mirë të qytetarëve dhe shtetit.

 

“Qëllimi ynë është që këtë verë të marrim datë për fillimin e bisedimeve me BE. Ndriçojmë në Ballkan, nuk kemi më çështje të hapura dypalëshe me fqinjët, në fazën finale për harmonizimin me opozitën është Ligji për prokurorinë publike, presim me përgjegjësi nga të  gjitha palët që të miratohet gjatë muajit maj edhe ky Ligj nga reformat në gjyqësor. Treguam se kemi kapacitet për zbatimin e reformave, për dialog dhe unitet, këto janë vlera evropiane dhe presim që kjo të vlerësohet në Samitin e BE-së në qershor”, tha Kryeministri Zaev.

 

Në takim veçanërisht u theksua rëndësia e sundimit të së drejtës dhe implementimi i reformave në gjyqësor.

 

U bisedua edhe për mundësinë për ndihme profesionale nga Finlanda në pjesën e politikave të tatimit, si dhe  për zbatimin e përvojave nga Finlanda në fusha që janë me rëndësi për qytetarët, të rinjtë, ekonominë dhe arsimin.

Kryeministri Zaev e falënderoi ambasadorin Ikonen për përpjekjet e tija personale në proceset demokratike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për mbështetjen e madhe që e ka vendi ynë nga Republika e Finlandës në proceset e integrimit.

 

Në takim, bashkërisht u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Finlandës janë vende mike dhe ekzistojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e bashkëpunimit.