Kryeministri Zaev: Dyert dhe mundësitë e hapura në CERN janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për shkencëtarët e vendit tonë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në takim pranoi delegacionin e Organizatës evropiane për hulumtime bërthamore, të njohur sipas shkurtesës CERN.

 

Delegacioni i udhëhequr nga prof. Dr. Kristof Shafer dhe Dr. Tadeush Kurtika, këshilltarë të lartë në Njësinë për marrëdhënie ndërkombëtare në CERN, në shoqërim të ministres së Shkencës të Malit të Zi, Sanja Damjanoviq e cila njëherit është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Institutit Ndërkombëtar për Teknologji të Qëndrueshme të Evropës Juglindore (SEEIIST), i cili si organizatë rajonale në të cilin është anëtarë edhe vendi ynë, merr pjesë në projekte të përbashkëta të nxitura nga Organizata evropiane për hulumtime bërthamore (CERN), është në vizitë në Maqedoninë e Veriut për të bërë përgatitjet e fundit për ripërtëritjen dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet Organizatës evropiane për hulumtime bërthamore (CERN) dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.  

 

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev mori ftesë të vizitojë CERN-in në Gjenevë, Zvicër ku do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes të ripërtërirë, e cila për vendin tonë siguron vazhdimësinë e pjesëmarrjes së studentëve dhe shkencëtarëve tanë në projekte të shumta me rëndësi të madhe për shkencën dhe teknologjinë.

 

Kryeministri Zaev me kënaqësi pranoi ftesën dhe shtoi se ky bashkëpunim i vendit tonë me Organizatën evropiane për hulumtime bërthamore (CERN) është i një rëndësie të madhe për opinionin shkencor dhe akademik në Maqedoninë e Veriut dhe i një përvoje të madhe për 22 studentët nga vendi ynë të cilët deri më tani kanë qenë shfrytëzues të programeve të CERN-it.

 

Ministrja e Shkencës të Malit të Zi dhe anëtare e Këshillit mbikëqyrës të Institutit Ndërkombëtar për Teknologji të Qëndrueshme të Evropës Juglindore (SEEIIST), Sanja Damjanoviq në takim shprehu falënderim për gatishmërinë e Qeverisë dhe Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, për mbështetjen e iniciativës që punonjës shkencor nga vendi ynë të marrin pjesë në Projektin Terapia e Hadron-it të kancerit dhe hulumtimet bio mjekësore me protone dhe jone të rënda (Hadron Cancer Therapy and Biomedical Research with Protons and Heavy Ions), si projekt i vendeve anëtare të institutit (SEEIIST) në të cilin anëtare është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.