Kryeministri Zaev në iftarin e organizuar nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore: Ramazani është festë që na mëson të krijojmë unitet në të cilin të gjithë jemi të barabartë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbrëmë

 ishte mysafir në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

 

Pas përfundimit të mbrëmjes, Kryeministri Zoran Zaev mbajti fjalim para të pranishmëve me çka organizatorët i falënderoi për  ftesën dhe për nderin e treguar.

 

Përveç, kryeministrit Zaev, fjalim pati edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, i cili i falënderoi për pjesëmarrjen të gjithë mysafirëve.  Në këtë mbrëmje të iftarit të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrat Koço Angjushev dhe Bujar Osmani, ministrat Kreshnik Bekteshi, Damjan Mançevski dhe Edmond Ademi.

 

Në vazhdim ua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Zoran Zaev:

 

“Në fillim më lejoni që të shpreh falënderimin tim të madh për ftesën dhe për nderin që më është bërë që të jem  bashku me ju  në iftar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Ky është një rast i mirë që juve dhe të gjithë besimtarëve islam në vendin tonë tu uroj gëzime në përmbushjen  e obligimeve tuaja dhe  me qetësi shpirtërore, gëzim dhe shëndet të pritni Bajramin.

 

Muaji më i rëndësishëm dhe më i shenjtë në jetën shpirtërore të besimtarëve të islamit  porosit që edhe  njëherë t’i afirmojmë vlerat e faljes dhe ngushëllimit,  tolerancës dhe respektit ndaj njëri tjetrit.

 

Ramazani është muaji  që na mëson të gjithëve se e kemi për detyrë tu ndihmojnë të tjerëve, të reagojmë dhe të ndihmojmë që të korrigjohet padrejtësia, nëse dikujt i është bërë. Ta japim më të mirën prej vetes që të krijojmë  unitet në të cilin të gjithë jemi të barabartë. Detyrë  jona është që të shërbejmë dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

 

Këto vlera thuren në të gjitha sistemet e vlerave të traditave të ndryshme fetare në vendin tonë.

 

Kjo është vlera e madhe  e hapësirave tona të përbashkëta në të cilat jemi të udhëzuar ndaj njëri tjetrit për shkak se fuqishëm na lidhin njohjet e përbashkëta shekullore.

 

Veçanërisht kam kënaqësi  që sonte jam midis miqve, bashkatdhetarë, me të cilët bashkërisht i ndajmë të gjitha sfidat e përbashkët të shoqërisë sonë.

 

Marrëdhëniet e partneritet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë që e kemi vendosur me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe me bashkësinë  afariste  nga ky rajon është me rëndësi të madhe për suksesin dhe hapin përpara të politikave ekonomike në interes të qytetarëve dhe gjithsesi të kompanive.

Kjo është një bazë stabile dhe e shëndoshë në të cilën e vendosëm vendin tonë.

Në fund, më lejoni t'ju uroj përsëri që ditët e mbetura të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit  t’i kaloni me anëtarët e familjeve tuaja, miqtë dhe të dashurit tuaj, në harmoni dhe paqe, me të gjithë fqinjët dhe miqtë tuaj me shëndet të mirë dhe  forcë shpirtërore që do t'ju japë një shtytje në realizimin e veprave tuaja të mira ".