Kovaçevski: Me Qendrën e re të Resurseve, në Shuto Orizar, banorët kanë qasje më të lehtë në të gjitha shërbimet në shtet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në një ngjarje me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për realizimin e projektit për ndërtimin e Qendrës të Resurseve për të kthyerit dhe personat në rrezik në Komuna e Shuto Orizarit. Përmes Qendrës të Resurseve, qytetarët do të kenë qasje të papenguar në shëndetësi, shërbime sociale, punësim, arsim parashkollor dhe shkollor, si dhe qasje në ndihmë juridike.

Në vazhdim e përcjellim deklaratën integrale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski:

“I nderuari kryetar i Komunës së Shuto Orizarit, z. Kurto Dudush,

I nderuari Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në vendin tonë, Armen Gregorian,

I nderuar shef i departamentit të bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, miku im i dashur, Shtefen Hudolin,

Të nderuar deputetë, deputete Shikovska, punëtorë të Komunës, në Këshillin e Komunës dhe të gjithë miq të dashur të Komunës, Shuto Orizari,

 Të nderuar përfaqësues të mediave,

Sot jemi këtu për një rast madhështor, në Komunën e Shuto Orizarit, ku nis me zbatimin projekti për ndërtimin e Qendrës së Resurseve për bashkëqytetarët tanë, e para e këtij lloji në vend.

Qendra e Resurseve synohet të jetë një urë lidhëse ndërmjet banorëve të kësaj komune dhe institucioneve shtetërore, para së gjithash për të kthyerit si dhe për të gjithë banorët e Komunës së Shuto Orizarit që do të mund të arrijnë shërbimin e kërkuar në institucioni përkatës më lehtë dhe më shpejt.

Përmes Qendrës së Resurseve, qytetarët do të kenë qasje të papenguar në më shumë shërbime administrative, duke përfshirë shërbimet shëndetësore dhe sociale, punësimin, arsimin parashkollor dhe shkollor, si dhe qasje në ndihmë juridike.

 

 
Me një fjalë, një sistem modern, me një ndalesë, ku qytetarët e Shuto Orizarit do të mund të marrin të gjitha informacionet dhe shërbimet në një vend, shpejt dhe me efikasitet dhe më pas të përpunohen ose të udhëzohen dhe këshillohen se çfarë të bëjnë.

 

Qendra duhet të sigurojë riintegrimin social dhe ekonomik të banorëve të Shuto Orizarit dhe do të krijojë më shumë mundësi për të kthyerit që të bëhen më aktivë në tregun e punës.

 

Qendra e Resurseve është planifikuar të jetë një objekt multifunksional, i adaptueshëm në varësi të nevojave të qytetarëve dhe të vendoset në objektin e Komunës së Shuto Orizarit. Ai planifikohet të përfundojë deri në fund të vitit dhe do të kushtojë rreth 180 mijë euro, prej të cilave rreth 81 mijë euro do të sigurohen përmes BE-së, ndërsa pjesën tjetër do ta sigurojë komuna, për të cilën sinqerisht shpreh urime deri te komuna, kryetari, këshillit dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë.
jo është një qendër që do të sjellë një dinamikë të re të jetesës në komunë dhe besoj se do të kontribuojë në zhvillimin e komunës dhe një cilësi më të lartë të jetës së qytetarëve.

Në këtë kontekst, ne si Qeveri në vazhdimësi përkushtohemi për zhvillimin dhe forcimin e infrastrukturës së të gjitha komunave, përfshirë edhe Komunën e Shuto Orizarit. Këtë e kemi dëshmuar përmes zbatimit të projekteve të ndryshme të mbështetura drejtpërdrejt nga Qeveria.

Për një periudhë vetëm 3 vjeçare investuam mbi 2.5 milionë euro në infrastrukturë, arsim, social, shëndetësi, si mbështetje direkte për zbatimin e aktiviteteve lokale nga Strategjia Nacionale për Përfshirjen e Romëve, për të cilën duhet të falënderoj edhe këshilltarët e mi që vijnë nga Komuna e Shuto Orizarit, të cilët realisht e kryejnë punën e tyre profesionalisht në nivel të lartë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ne kemi ndarë fonde për rindërtimin, rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe rrugëve në Komunën e Shuto Orizarit.

Gjithashtu realizojmë projekte të rëndësishme në fushën e shtëpive. Nëpërmjet Mjetit për Ndihmën të qasshme, për Shuto Orizarin janë ndarë mjete në vlerë prej rreth gjysmë milioni eurosh për këtë qëllim.

Me pakon e re të nëntë të masave kundër krizës kemi ofruar ndihmë edhe për mbi 74.000 kategori të rrezikuara sociale të qytetarëve. Ndërsa, me Ligjin për Gjendjen Civile, për të cilin sinqerisht i jam mirënjohës deputetes Shikovska, më shumë se 500 qytetarë u mundësuam të fitojnë identitet dhe të bëhen të dukshëm në shoqëri, duke zgjidhur kështu problemin dhjetëvjeçar me personat e paregjistruar. Ky është një sukses i madh për ne si shtet, sepse zgjidhje të tilla janë të rralla në botë dhe është një sukses i jashtëzakonshëm edhe për qytetarët. Me këtë u bëmë shteti i parë në Evropë që nuk ka qytetarë të paregjistruar në regjistër.

Pranë Qendrës që do të ndërtohet këtu ndodhet një nga kopshtet më moderne, kopshti “8 Prilli”, i cili është ndërtuar dhe pajisur sipas të gjitha standardeve me kapacitet për mbi 300 fëmijë, një nga më të mëdhenjtë në vend. Në kuadër të kopshtit funksionon edhe Qendra për përkujdesje ndaj fëmijëve në rrezik social, me të cilën kemi ndihmuar fëmijët nga rreziku social që të përfshihen në procesin edukativo-arsimor.

Që nga viti 2017 janë hapur gjithsej 83 objekte me kapacitet për gati 8000 fëmijë.

 Angazhimi ynë si Qeveri është të krijojmë kushte evropiane të jetesës dhe t'i mbajmë qytetarët tanë këtu, në vendin e tyre të lindjes. Për të nxitur një shoqëri për të gjithë, me të drejta të barabarta dhe përgjegjësi të barabarta. Le të bashkohemi rreth vlerave evropiane dhe ta kthejmë Evropën në shtëpi, në vend që të endemi nëpër Evropë në Botë!

 
Rruga evropiane është e vetmja rrugë për ne. Ne nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk do të heqim dorë nga realizimi i perspektivës evropiane sepse ato do të na sjellin prosperitet dhe një të ardhme më të ndritur. Ne jemi të obliguar që atë të ardhme t'ua sigurojmë fëmijëve tanë, rinisë, sepse e ardhmja fillon në shtëpi!

Dhe këtë të ardhme do ta sigurojë qeveria e ardhshme pro-evropiane, si ajo që unë drejtoj, e cila do ta sjellë vendin në BE me politika pro-evropiane, në një hark kohor të shpejtë, deri në vitin 2030!

Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time të madhe për Bashkimin Evropian, mbështetësit tanë më të mëdhenj financiarë, si dhe UNDP-në, të cilët kanë qenë këtu që nga dita e parë e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Maqedonisë për Qendra e Resurseve të planifikuar, e cila besoj se do të ketë një rëndësi të madhe për komunën dhe do të motivojë edhe komunat tjera që të nisin nisma të tilla.

Në fund, ju përgëzoj për këtë projekt ambicioz dhe uroj që Qendra e Resurseve sa më shpejt të bëhet shërbim për sa më shumë qytetarë nga Komuna e Shuto Orizarit dhe t'i ndihmojë ata të realizojnë planet e tyre jetësore.

 

Faleminderit mikpritësve, kryetarit, Këshillit Komunal dhe qytetarëve.